Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Përfundon takimi 90-minutësh në PD/ Ja çfarë biseduan ambasadorët me Lulzim Bashën

Përfundon takimi 90-minutësh në PD/ Ja çfarë biseduan ambasadorët me Lulzim Bashën

17:18, 12/11/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi i liderit të Partisë Demokratike dhe Opozitës, Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Takimi në selinë blu ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa, sipas raportimeve nga kjo seli, tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe situata politike në tërësi.

Në përfundim të takimit, e ngarkuara me punë e SHBA,  Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.

E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë thjesht: "Takimi ishte privat, nuk kam komente".

Në takim kanë qenë të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Sipas asaj që mëson Syri.net, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqëses të OSBE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi15/11/2019 17:50

Soreca dhe Lejla jane lepirsat e Rames

Fieraku nga Ferrasi14/11/2019 18:29

Po' cfare u tha?

tl12/11/2019 18:10

Keta ambassdore rrine gjithe kohes duke lavderu reformat e shtrembeta te rames,çfare pret luli prej tyre,qe ti mbushin mendjen rames te beje zgjedhje te parakoheshme

tl12/11/2019 18:10

Keta ambassdore rrine gjithe kohes duke lavderu reformat e shtrembeta te rames,çfare pret luli prej tyre,qe ti mbushin mendjen rames te beje zgjedhje te patskoheshme

Shto koment

Denonco