'Dy duar për një kokë janë'/ Koka për dhunën te 'Astiri': Sandër Ushtaraku e kthehu vendin në fushë-beteje

'Dy duar për një kokë janë'/ Koka për dhunën te 'Astiri': Sandër Ushtaraku e kthehu vendin në fushë-beteje

16:18, 12/11/2019
A+ Aa A-

Drejtori i Syri TV, Bledian Koka, teksa komentoi zhvillimin e sotëm pranë Unazës së Re, ka paralajmëruar përkeqësim të situatës nëse nuk arrihet dialogu qeveri-banorë.

Koka, shkoi më tej, teksa akuzoi ministrin Sandër Lleshi si një ushtarak të dështuar dhe të korruptuar, i cili, sipas tij, e kthehu Astirin në një fushë beteje, ku do të vritej armiku.

“Dy duar për një kokë janë. Në këtë situatë kemi ardhur. Më keq do të bëhet edhe për banorët, edhe për policinë që shkon aty për bukën e gojës.

Në momentin që Sandër Ushtaraku, më i dështuari dhe ndër më të korruptuarit, po të doni, e kanë kthyer vendin në një fushë-betejë e do vrasësh kundërshtarin.

Banorët e dinë që nuk kanë një shtet ligjor, por një shtet që meqë prishi 5 banesa, i rrafshon të gjitha.  Ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ai ka qenë një paralajmërim se çfarë i pret nëse iu preken banesat pa arritur në një dialog. Ata nuk janë kundër projektit, por duan dëmshpërblimin.

Në momentin që ti i paguan taksat, dritat, ujin, atëherë e ke vendosur përballë të gjithë qytetarëve të ligjshëm si të barabartë”, u shpreh Koka përballë gazetares Armela Ferko. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco