Basha tregon si arriti t'i vizitojë të dhunuarit në spital: Dërguam paralajmërime të qarta  ...

Basha tregon si arriti t'i vizitojë të dhunuarit në spital: Dërguam paralajmërime të qarta ...

13:07, 12/11/2019
A+ Aa A-

Pasi ka vizituar banorët e Astirit, të dhunuar nga Policia e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera tha:

Pyetje: Z.Basha, ju do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e “Astirit” pas kësaj vizite që bëtë në spotal?

Basha: Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozita ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrohjtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

 Pyetje: Ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?

 Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte i vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguan paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd dhe aq më pak përfaqësuesit politik të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe i takova lirisht.

Pyetje: Sa të plagosur takuat? Sa janë momentalisht?

Basha: Brenda po marrin trajtim tetë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen akoma në rapartin e emergjencës.

Pyetje: I takuat të gjithë?

Basha: Takova tre persona në repartin e emergjencës.

Pyetje: Në çfarë gjendje ishin?

Basha: Me plagë, trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco