VIDEO/ Basha: Dhuna te Unaza e re për të fshehur vjedhjen 40 milionëshe të Ramës

VIDEO/ Basha: Dhuna te Unaza e re për të fshehur vjedhjen 40 milionëshe të Ramës

13:04, 12/11/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar banorët e Unazës së re të dhunuar në mënyrë barbare nga policia në orët e para të mëngjesit.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se dhuna ndaj banorëve të unazës së re është bërë me qëllim për të mbuluar vjedhjen 40 milionë euroshe të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

‘Është e qartë se nuk bëhet fjalë për një rrugë të re, por për një projekt vjedhje me kompania fantazmë dhe Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund për të mbushur xhepat e tij nuk kursen askënd, as qytetarët as familjet e tyre.

Është një krim i rëndë. Duke dënuar me ashpërsi të madhe këtë paralajmëroj cilindo nga urdhëruesi që nga Edi Rama dhe ekzekutorët që do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe nuk do të mungojë kur do të përgjigjen për këtë dhunë barbare mbi fëmijët e tyre për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë euro të korrupsionit.

I bëj thirrje çdo gazetari të mos e zhvendosë lajmin nga vjedhja e planifikuar tek dhuna. Sepse jeta është e çmuar dhe ne do bëjmë çmos për ta mbrojtur.

E treta ne kemi një zotim politik me shkrim: çdo centimetër i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Çdo centimetër i atyre që janë përjashtuar do të kompensohet me vlerën e treguar.

I paralajmëroj ata që po vjedhin bashkë me Edi Ramën se nuk do të gëzojnë asnjë qindrakë dhe nuk do të vonojë dita kur do të japin përgjigje para ligjit’, deklaroi ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco