Nëkryetari Demokrat Edi Paloka ka reaguar në faqen e tij në Facebook me ashpërsi ndaj deklarimeve të disa kolegëve gazetarë sipas tij që e kërkojnë përgjëgjesinë tek opozita pas sulmit shtetëror me policë për prishjen e banesave të banorve të Unazës.
'Nuk po e bej si nënkryetar partie këtë reagim po si ish-gazetar qe më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre sot', - shkruan Paloka.
'Deputetët e opozitës shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as armë për tu përballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetëm, të mbledhura nga kjo qeveri prej të gjitha anëve. PD është parti politike jo trupë militare',-vijon komenti i Palokës
Reagimi i plote i Edi Palokes ne Facebook:
Ju kërkoj ndjesë të tjerëve, po nuk mund të mos reagoj ndaj disa bastardëve që edhe sot e kërkojnë përgjegjësine tek opozita.
Nuk po e bej si nënkryetar partie këtë reagim po si ish-gazetar qe më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre sot.
Këta bastardë që gjithë diten i lepijnë prapanicen Edvinit dhe Velines së bashkisë, pasi u çuan me nge nga krevati, hapen televizoret dhe si gjithnjë ju sulën opozitës, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banorët e Astirit. Këta nuk shohin as korrupsionin, as dhunën e qeverisë tek Astiri, por shohin përgjegjësinë e opozitës.
Deputetët e opozitës shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as armë për tu përballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetëm, të mbledhura nga kjo qeveri prej të gjitha anëve. PD është parti politike jo trupë militare.
Me banorët e Astirit ne kemi një marrëveshje dhe do i qendrojmë, çdo gjë do ju kompensohet drejtësisht.
Sigurisht nuk ka “kompensim” që mbulon dhunën dhe terrorin ndaj grave, fëmijeve e të moshuarve që mbrojnë strehën e tyre.
Po të jeni të bindur që nesër do të ketë shpagim jo vetëm tek felliqësirat në krye të shtetit por dhe tek shërbëtorët e tyre që sot paguhen me paratë e grabitura shqiptarëve për ti shërbyer atyre që dhunojnë e grabisin shqiptarët.
© SYRI.net
Po ty ishe ai mor Paloqe qe para 4-5muajve thoje qe Rama i ka ditet e numruara dhe de e terhiqje zvare,ik or shkerdhate bure sy ty gjuaje me boje ne Parlament se ishe deputet shko tash te Astiri te shohim sa trim je.