Nuk më habit as dhuna e bandës në pushtet, por ‘analistët e pavarur’-Nga Dritan Kaba

Nuk më habit as dhuna e bandës në pushtet, por ‘analistët e pavarur’-Nga Dritan Kaba

11:20, 12/11/2019
A+ Aa A-

Nuk më habit as dhuna e bandës në pushtet.

Nuk më habit as kryetari i bashkisë që bën triumfatorin, me qellim të nxisë gjakderdhje dhe njerëzit të mos merren me veprën gjigante korruptive, por me të plagosurit dhe të arrestuarit.

Nuk me habit as Damiani që po pi puro e shoqëruar me një gotë vetë apo konjak duke soditur dhimbjen e banorëve dhe duke gëzuar triumfin e tij momental.

Me habisin thirrjet e disa nga ‘analistë të pavarur’ që ‘shqetësohen’ pse opozita nuk po bën luftë dhe duan ta kthejnë në organizate militare.

Me habisin këta ‘analistë’ që edhe kur bëjnë shurrën i shkruajnë mesazhe pushtetit.

Me habisin këta ‘analistë’ që nëpërmjet gotës së verës shohin zhvillime.

Ky shërbim taxi, për qeverinë, i këtyre palo mendimtarëve, do vetëm te devijoje atë qe është thelbësore por nuk e thonë: Dhuna po vjen se është grabitja.

Dhuna po ushtrohet pikërisht për të detyruar zhvillimin e përplasjes të policëve të thjeshtë me opozitën. Dhuna po ushtrohet për të bërë këta palo gazetarë të komentojnë nga Rogneri si e kapën për fyti Klevisin, Endritin, Flamurin, Petritin apo Paloken.

Si shanë dhe turpëruan Floidën, Gridën, Monikën, Dhuratën, Kedin apo Albanën dhe pastaj të qeshin me të madhe ha ha ha.

Të kenë se me çfarë të shtyjnë verën dhe peshkun e drekës, për të marre dy rrogat e darkës.

Këta janë ata që njësoj si hienat sa herë ka gjak diku shkojnë për të rrëmbyer mbeturinën e rradhës nga gostia e përgjakur e pushtetit.

Opozita duhet të deklarohet qartë, ashtu si Klevisi sot në mëngjes, dëmshpërblim për çdo familje dhe çuarjen para drejtësisë të gjithë atyre që urdhëruan, komanduan dhe zbatuan këtë vepër sa korruptive aq kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

albana12/11/2019 12:32

ke ndonje zgjidhje me te mire ti Victorian???

Victorian 12/11/2019 11:55

Je e sigurte qe e ben kjo opozite ate qe thua ti?! Se zakonisht opozita ne shqiperi kane thene kaq shume sa kane qene ne opozite, por kur kane ardhur ne pushtet i kane harruar te gjitha ato. Kshu qe pse u dashka te beje perjashtim kjo opozite?

Shto koment

Denonco