Dhuna tek Unaza e re/ Presidenti Meta: E papranueshme

Dhuna tek Unaza e re/ Presidenti Meta: E papranueshme

10:54, 12/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas dhunës policore ushtruar ndaj banorëve të Unazës së re.

Me një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është e papranueshme.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco