Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Për një foto/ Sa ditë qëndroi Lleshaj në qytetin më të shtrenjtë në Lindjen e Mesme

Për një foto/ Sa ditë qëndroi Lleshaj në qytetin më të shtrenjtë në Lindjen e Mesme

21:46, 11/11/2019
A+ Aa A-

Prania e Sandër Lleshaj në Bejrut me rastin e lirimit të vogëlushit Alvin ka shkaktuar mjaft reagime. Të shumtë janë ata që e kritikojnë faktin se ai shkoi deri atje vetëm për një foto që do përdorej për konsum politik.

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm tha se prania e tij ishte e tepërt dhe e pashpjegueshme.

Vetë Lleshaj tha se rasti i Alvinit po përdoret politikisht, por tha se qëllimi i qeverisë ishte që të nxirrte në pah problemin e ekstremizmit fetar.

Megjithatë propaganda është një aspekt. Një tjetër është ai i shpenzimeve për udhëtime të këtij niveli në zona të tilla të rrezikshme.

Fillimisht u tha se ministri ka qëndruar katër-pesë ditë në kryeqytetin e Libanit. Por mësohet se ai mund të ketë qëndruar aty tetë ditë.

“Po sikur t’i ndodhte gjë,” pyet Mustafaj, duke marrë parasysh se një zyrtar kaq i lartë nuk lëviz pa standardin e duhur të sigurisë.

Kjo ngre një tjetër pyetje për shpenzimet e këtij udhëtimi me natyrë propagandistike. Sa për informacion, Bejruti është shpallur nga EuroCost si një nga qytetet më të shtrenjtë në botë. Ai është në vendin e shtatë në botë, duke lënë mbrapa Londrën e Nju Jorkun.

Bejruti është qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme, më i shtrenjtë se Dubai dhe Abu Dhabi. Kostot e jetesës janë të larta sidomos për ata që duan të shkojnë në zonat e sigurta të qytetit, siç ndodh normalisht me njerëz të rëndësishëm si ministri shqiptar.

Ndërkohë para pak ditësh, Open Data Albania zbuloi se nga ministria e Lleshajt janë shpenzuar sivjet mbi 60 mijë dollarë për bileta avioni për krerët më të lartë të dikasterit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco