Rama 'shkarkon' Gazhelin/ Ja e vërteta e largimit të ambasadorit në Turqi

Rama 'shkarkon' Gazhelin/ Ja e vërteta e largimit të ambasadorit në Turqi

21:28, 11/11/2019
A+ Aa A-

Edi Rama në cilësinë e ministrit të Jashtëm, ka vendosur që të ‘shkarkojë’ ambasadorin e Shqipërisë në Turqi Gent Gazheli. Ky vendim është marrë pas krizës me lirimin e Alvin Berishës.

Por në fakt, SYRI.net 3 javë më parë njoftoi se Gent Gazheli kishte dorëzuar dorëheqjen në ministri të Jashtme, pikërisht sepse kishte premtuar se do të bënte të mundur lirimin e djalit shqiptar.

Ndërsa sot 3 javë pas lajmit të SYRI.net, në Kuvend është zyrtarizuar dorëheqja e Gazhelit dhe Rama ka vendosur të dërgojë një emër të ri.

Kuvendi ka lajmëruar se do ketë një seancë dëgjimore të martën me Kastriot Robon, për emërimin e tij si ambasador i ri.

Emri Gazhelit tërhoqi mjaft reagime negative nga opinioni publik për shkak të mosreagimit ndaj rastit të Alvin Berishës.

Edhe gazetari italian i ‘Le Iene’ ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

‘Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të’, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Gazheli ka qenë ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte si ‘lavatriçja e parave të pista’ kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco