Albin Kurti thumbon Ramën: Mini Shengeni i parakohshëm, uroj që Rama të ketë biseduar me ....

Albin Kurti thumbon Ramën: Mini Shengeni i parakohshëm, uroj që Rama të ketë biseduar me ....

21:22, 11/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ashtu sikundër pritej është shprehur kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.

Deklaratën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e bëri për emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ në Report Tv.

Kurti deklaroi ndër të tjera se takimi  i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kosova mungoi në samitin e Ohrit, ndërsa Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë deklaroi në Report Tv se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin.

Ai 'thumboi' kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri.

Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia me Kosovën do të jetë bazuar në reciprocitet.

"Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Çfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri.

Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale" tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco