Banorët e Astirit ngujohen në rrugë/ ‘Veliaj po mashtron’, ja e vërteta...

Banorët e Astirit ngujohen në rrugë/ ‘Veliaj po mashtron’, ja e vërteta...

21:00, 11/11/2019
A+ Aa A-

Banorët e Astirit kanë vendosur ta kalojnë natën në rrugë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit do të nisë shembja e banesave të tyre.

Të revoltuar banorët janë shprehur se do të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Një nga banorët tha se nëse nuk bëhet anulimi i këtij projekti, do përballen ashpër me autoritetet.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, sot në mesditë kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se një pjesë e banorëve të Astirit kanë marrë paratë për ndërtimet që ata kanë pasur pa leje, si dhe disa të tjerë kanë përfituar nga 1-3 apartamente.

Mirëpo, Mapo kontaktoi me banorët e Astirit, të cilët sonte dolën në protestë urgjente te ‘Sheshi Shqiponja’, pasi u lajmëruan se do të ketë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit, për të prishur objektet e tyre.

Një nga banorët e ‘Unazës së Re’ tha për gazetën Mapo se deklarata e Veliajt nuk është gjë tjetër veçse propagandë, dhe se asgjë nuk është e vërtetë.

“Ky pallati në foto është këtu afër, dhe ne e dimë se ai nuk i ka dhënë asgjë banorëve aty. Kjo është propagandë e pastër. Veliaj mashtron! As banorët që kanë pasur tokë s’kanë marrë gjë. Ne momentalisht jemi në protestë te “Sheshi Shqiponja” dhe do e gdhijmë këtu, pasi kemi informacione se në orën 04:00 të mëngjesit do ketë ndërhyrje”, shprehet J.SH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco