Punë e madhe se vjen ti/ Kryebashkiaku ofendon rëndë gazetaren

Punë e madhe se vjen ti/ Kryebashkiaku ofendon rëndë gazetaren

19:50, 11/11/2019
A+ Aa A-

Drejtues i rilindur i bashkisë së Pukës nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit, Gjon Gjonaj, ka ofenduar në mënyrë të paprecedentë gazetaren e emisionin ‘Boom’ në Ora News pasi kjo e fundit kishte shkuar në Bashkinë përkatëse për të marrë informacion lidhur mbi hetimin që ka hapur Prokuroria për shkelje tendera në këtë Bashki, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Gjin Gjonaj e ka gënjyer në vazhdimësi gazetaren duke i çuar fjalë që nuk ndodhej në Bashki, ndërkohë që e vërteta ishte ndryshe.

Sekretarja e kryetarit: Duhet të prisni jashtë.

Gazetarja: Jo nuk dal jashtë, nuk kam arsye pse të dal përsa kohë ju më gënjyet.

Gazetarja: Si jeni?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Pse je e shqetësuar?

Gazetarja: Unë jam shumë e shqetësuar sepse vij deri këtu, bëj rrugën nga Tirana dy herë…

Kryetari i Bashkisë Pukë: Punë e madhe se vjen ti. Ti s`po vjen për mu.

Gazetarja: Si punë e madhe që vij unë, unë po vij për të marrë një informacion.  Punë e madhe nuk mund të thotë një kryetar bashkie, një titullar, punë e madhe. Është jashtë etike.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Bëje shkresën do të jap përgjigje për 24 orë.

Gazetarja: Z.Gjoni a është normale të gënjehet një gazetar, kur kryetari është në zyrë?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Se keni hyrë dhunshëm këtu.

Gazetarja: Jo, s`kam hyrë dhunshëm fare.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kur kryetari është në zyrë unë nuk mund të gënjehem.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Si kanë hyrë?

Punonjësja e Bashkisë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kjo zonja këtu është police?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Po.

Gazetarja: S`është police, më fal, është e recepsionit dhe ajo zonjë gënjeu. Z.Gjonaj mund të na lejoni t`ju themi problemin për të cilin kemi ardhur?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Jo, jo. Të lutem mos më privo mundësitë e mia për të lëvizur.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/11/2019 22:05

Diktatura po vjen koha dalngadale. Opozita dhe gazetaret kritike te qeverise, kritiket e mazhorances parlamentare dhe pozites dhe kritiket e bashkive te rilindjes do te shpallen armiq te qeverise dhe "pushtetit popullor". Pak nga pak do te nderrohet edhe i gjithe KLSH qe po behet problem per pushtetin me zbulimet dhe kapjet e tij. Avokati i Popullit nuk funksionon, nuk ekziston, ata jane thjeshte rrogetare qe rrine kot pa pune dhe paguhen mire nga taksat tona. Tani qe edhe Gjykata Kushtetuese u kap nga Rama, cdo shprese se Shqiperia do te behet ashtu sic e enderruam, vdiq perfundimisht. Rama ndryshe nga Enver Hoxha, as nuk i arreston, as nuk i burgos dhe as nuk vret kundershtaret e vet politik, por i injoron, i tall, i perqesh, u heq cdo fuqi dhe i le pa breke! Te tjeret i le pa pune, pa shtepi, pa buke, ne menyre qe te largohen dhe te arratisen nga syte kembet nga Shqiperia. Te ikin sa me pare nga Shqiperia! Vote kundr jane ata! Pune e madhe se e kritikon BE, kujt i plasi! Ku pjerdh ai per BE apo se cfare thote BE? Ai per vete eshte rehat, tamam SULLTAN! Edhe baba Erdogani do t'ia kete zili! Ata qe nuk e kane qejf Ramen, le t'ia mbathin, pse rrijne akoma ketu? Apo do qe t'i gjeje sic i gjeti ata qe shpresonin shpetimin tek nderhyrja e Perendimit ne kohen e Enverit dhe nuk iken qysh ne 1944, kur vete Evropa te na veri murin dhe vizat! Kur thuhet qe shpresa vdes e fundit, ja ky ishte FUNDI! Kjo ishte vdekja e SHPRESES!

Shto koment

Denonco