VIDEO/ Përfundon mbledhja për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Ja propozimet tona

VIDEO/ Përfundon mbledhja për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Ja propozimet tona

19:41, 11/11/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar mbledhja e grupit të punës së opozitës për Reformën Zgjedhore në selinë e PD.

Në një deklaratë për mediat Oerd Bylykbashi shpjegoi ato se çfarë ishin diskutuar.

Sipas Bylykbashit opozita e ka të qartë planin e saj për të siguruar numërim të saktë të votave, por mbi të gjithë siç theksoi ai është një proces që kërkohet edhe vullnet politik.

‘Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje.

Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme. Opozita drafton zgjedhjet që janë në përputhje me ODHIR’, - tha Bylykbashi.

I pyetur nëse do të ketë takim me mazhorancën, demokrari u shpreh: ‘Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco