Votimi i dy anëtarëve të GJK/ Reagon ambasada e SHBA dhe BE

Votimi i dy anëtarëve të GJK/ Reagon ambasada e SHBA dhe BE

15:42, 11/11/2019
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e kuvendit për të votuar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Reagimi i BE

Sot parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Implementimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/11/2019 22:30

Po unanimisht votoheshin cdo gje edhe ne kohen e diktatures enveriste!!!! Koha e Enverit paska qene yll fare edhe per shtetin ligjor! Enveri i kishte drejtuesit e pushtetit vetem ca dallkauke, injorante, te pa shkolle, ndersa Rama i ka shtuar edhe nje "vlere" tjeter, i ka edhe hajdute! Perseri BE dhe SHBA po e pershendesin edhe kete shkelje te kushtetutes! Kush do ta gjykoje kete shkelje te kushtetutes, gjyqtaret e Kushtetueses qe po zgjidhen ne shkelje te vete kushtetutes???!!!! Te pakten keshtu po deklaron opozita e FB!

Shtetrrumpalle 11/11/2019 17:00

Jo pa qellim, në reagimin e Delegacionit te BE mungon epiteti “e pavarur”. Me kete shkelje flagrante te kushtetutes dhe reformes, kriminelet rilindas synojne kontrollin e plote te “Drejtesise se re”. Mungon vetem qe kuvendi te miratoje nje kushtetute ku te te emrohet eDRAMA mbret i shqiptareve ne jugoslavine e re

Jezusi11/11/2019 16:23

Falenderojme Ambasaden per ndricimin qe I beri situates se gjykates kushtetuese. Tani e dime qe opozita nuk Ka mundur te kape kete gjykate. Ky ishte edhe rreziku kryesor per Sistemin e drejtesise. Bravo Ambasada.

Toni11/11/2019 16:12

Se kush eshte gjyqtar ... e ç’rendesi ka..

Korabi11/11/2019 15:50

Ore keta jane te dehur apo ....si i thone drejtsi e pa varure.Kete kapje te drejtsise nga edvin mafja e kupton edhe njeriu me njohuri zero juridike.A ka Kushtetut shqiperia.

Shto koment

Denonco