Majko përplaset ashpër me Ramën/ Rrjeti zien: U nis për në BE, shkoi në Jugosllavinë e re

Majko përplaset ashpër me Ramën/ Rrjeti zien: U nis për në BE, shkoi në Jugosllavinë e re

12:11, 11/11/2019
A+ Aa A-

Shumëkujt në Shqipëri e Kosovë i ka rënë për keq në sy që Shqipëria u bë bashkë me vendet ish-jugosllave një ditë më parë, ndërkohë që Kosova ishte përjashtuar nga Samiti i Ohrit.

Pikërisht për këtë arsye, rrjeti ka prodhuar disa meme.

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një prej tyre me diçiturën: “U betua për në BE, por shkon në Jugosllavine e Re!!”

Por kjo nismë ka prodhuar debate edhe brenda Partisë Socialiste.

Burime të dosja.al thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ndodhet në Bruksel këto ditë, ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N 11/11/2019 17:32

Majko nuk u bere asnjehere burre largou nga Edvini nese je i tille

Shto koment

Denonco