Rikthimi i Alvinit në Itali, ‘Le Iene’ emision të posaçëm, por roli i Shqipërisë s’del askund

Rikthimi i Alvinit në Itali, ‘Le Iene’ emision të posaçëm, por roli i Shqipërisë s’del askund

22:17, 10/11/2019
A+ Aa A-

Alvin u mor nga Italia në vitin 2014 nga nëna e tij, e cila iu bashkua ISIS.

Pas 5 vjetësh, më në fund ai ia doli të rikthehej në shtëpinë e tij në Itali dhe të përqafonte babain e tij.

Sot, “Le Iene”, emisioni investigativ në Italia Uno, që ka bërë gjithçka për shpëtimin e 11-vjeçarit, sot i dedikoi një emision special.

Gazetarët e emisionit i shkuan në shtëpi Alvinit, ku ndodhej bashkë me të atin dhe gjyshin që kishte ardhur enkas për të.

11-vjeçari, pavarësisht 5 viteve të vështira mes luftës në Siri, duket shumë mirë dhe mjaft miqësor me gazetarët.

Gjatë emisionit tregohet e gjithë rruga e ndjekur për shpëtimin e tij, por në asnjë rast nuk përmendet roli i Shqipërisë, pavarësisht propagandës në Tiranë.

Emisioni i përmend vetëm një herë emrin ministrit Lleshi, gjatë momentit të pritjes në Beirut, por vetëm kaq.

Falenderohen kurdët e Sirisë, Kryqi i Kuq, Gjysmëhëna etj, por në asnjë çast qeveria e Tiranës.

Për emisionin flet edhe ambasadori italian n Beirut, por Lleshi jo.../Syri.net

Emisioni i plotë:

https://www.iene.mediaset.it/2019/news/alvin-casa-insieme-papa_585076.shtml?fbclid=IwAR3hJV-TyRUo4IZSdqpIpZm21wcv5fnigsdIRZW02Xu1W43zPBWCJVcvl10

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco