‘Me aq para sa janë harxhuar për të sharë Berishën do kishte mbaruar baypassi i Vlorës’-Iriqi bisedon me Blendi Fevziun

‘Me aq para sa janë harxhuar për të sharë Berishën do kishte mbaruar baypassi i Vlorës’-Iriqi bisedon me Blendi Fevziun

13:37, 10/11/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Pse këtë radhë nuk u nxehe me Artan Lamen?

Fevziu: - Se Lamja më erdhi me dy doktorë.

Iriqi: - Me dy?

Fevziu: - Po. Një i zemrës dhe një i mendjes. Kujdes,më thanë se do të të ngelet në dorë. Ndërsa neurologu më porositi të mos e pyesja për të shkuarën, i është fshirë ajo. Bile as Artan Shkrelin nuk e kujtonte. Është ai i kangjellave të presidencës, i thashë. Jo, jo, mua ma bëni pa kangjella, tha. E dua të thjeshtë me ca shkurre Kolonje aty rrotull e me mermer të bardhë.

Iriqi: - Po mbas emisionit çfarë tha?

Fevziu: - Do vras veten, vëlla. Kur nisa punë drejtor ishin mbi 100 mijë objekte të palegalizuara. Tani u bënë 400 mijë. Kemi ikur për lesh.

Iriqi: - Po ama gazetarët e lavdërojnë punën e Lames.

Fevziu: - Ne nuk jemi vend pa gjykata, por edhe pa gazetarë. Unë sa shkoj në zyrë gjej mbi tavolinë temën e Opinionit. Ma le Sandri shkruar me dorën e vet. Pastaj më nis sms Fuga me emrat që do të ftoj. Pas orës 20 vetë Rama më dërgon pyetjet.

Iriqi: - Pra ti je thjesht manekin aty?

Fevziu: - Fiks. Ndaj e rruaj kokën që të shkëlqejë, vesh kostume firmato dhe ndërroj orët. Këto i bëj vetë, nuk lejoj ndërhyrje. Nuk guxon kush të më thotë var këtë apo atë kollare.

Iriqi: - Ama paguhesh mirë. Mos u qaj.

Fevziu: - Të gjithë paguhemi mirë.

Iriqi: - Të gjithë?

Fevziu: - Po, të gjithë ata që shpifin për opozitën. Por më shumë gazetarët që nuk i ndahen Berishës. Ata kanë marrë aq euro sa veç me ato shpërblime do të ishte mbaruar baypassi i Vlorës.

Iriqi: - Na trego një shifër!

Fevziu: - Po sjell një krahasim. Në se shan Fatmir Mediun merr pagesë sa të shkosh psh një ditë në Ohër. Në se i turresh Petrit Vasilit bën një fundjavë në Selanik. Po kritikove Monën kënaqesh një javë në Spanjë. Po të lehësh kundër Bashës siguron lejen vjetore në Rivierën Franceze. Ndërsa Berisha kushton.

Iriqi: - Sa?

Fevziu: - Aq sa si fis pushon një muaj rresht në Majami.

Iriqi: - Ndaj Fërdi e kapi milionshin?

Fevziu: - Fërdi në fakt paguhet pak. Se ai në përmbajtje ka shumë ujë.

Iriqi: - Ujë?

Fevziu: - Hahaha, stërkala, mo. E bën qull opozitën. Bile një ditë ata hapën çadrat. Por i paparë është Muchi.

Iriqi: - Muchi?

Fevziu: - Po. Ka fjalë se  këto ditë ai do ngrejë padi ndaj Berishës.

Iriqi: - Pse?

Fevziu: - Në fakt Muchi ka afro 20 vjet që nuk i ndahet doktorit. Mëngjes, drekë, darkë. Para e pas buke. E ndërsa Muchi po i afrohet moshës së pensionit kërkon tani që Berisha t’i paguajë sigurimet shoqërore të këtyre viteve. Dhe ka të drejtë.

Iriqi: - Si?

Fevziu: - Se në fakt ai ka punuar për Berishën. I është  kushtuar full time sharjeve ndaj tij e tani le ta vuajë doktori, të paguajë dhe pensionin e Muchit. Nuk mund të lejohet që ky gazetar, apo dhe ca si ky të marrin pension minimal. Se nuk kanë ndenjur duarkryq. I kanë rënë tastierës më fort se sa pianistët... Shkurt kanë djersirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco