VIDEO/ Doda i përgjigjet sërish Batonit: Vallen e Kuksit? Shko mëso ndonjë valle në Beograd

VIDEO/ Doda i përgjigjet sërish Batonit: Vallen e Kuksit? Shko mëso ndonjë valle në Beograd

22:20, 09/11/2019

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit” në Ora News, ish-deputetja Mesila Doda, e cila është trajtuar “Mesila si malësore”, nuk ka kursyer sërish ngacmimet për analistin nga Kosova Baton Haxhiu.

Rudina Dembacaj, duke marrë parasysh debatin e saj me Haxhiun në studion e “Opinion” e ka pyetur: "Një kuksiane si Mesila Doda, a do e ftonte në një Valle Kuksi Baton Haxhiun?"

Dhe përgjigja e Mesila Dodës ishte: “Ku e di Vallen e Kuksit ai , ai të mësojë ndonjë valle andej, si quhen ato vallet andej, nga Beogradi ato po mund ti di.”

Baton Haxhiu është akuzuar si nga vetë Mesila Doda, ashtu edhe nga politikanë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë, si një prej mbështetësve dhe nxitësve të idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco