Jo vetëm dekriminalizim/ Babani nuk paguan detyrimet 400 milionë lekë, asnjë kallëzim

Jo vetëm dekriminalizim/ Babani nuk paguan detyrimet 400 milionë lekë, asnjë kallëzim

14:15, 09/11/2019

Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës, sita e ligjit të dekriminalizimit ka mbërritur edhe te një kryebashkiak tjetër, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Për Mark Babanin e Vaut të Dejës po pritet një përgjigje nga drejtësia italiane.

Por përveç të shkuarës së tij të errët, Babani rezulton me probleme të mëdha edhe si biznesmen, duke i fshehur institucioneve përgjegjëse të shtetit, jo pak por plot 40 milion lekë të reja.

Zbulimin e ka bërë “Shijak TV”, që i referohet ekstrakteve dhe publikimeve në faqen zyrtare QKB.gov.al, nga ku shihet dhe bashkëpunimi i organeve tatimore të Shkodrës, të cilët nuk kanë reaguar për një abuzim në shifra të tilla shumë të mëdha.

Kështu, subjektet “Mare Adriatrik” shpk dhe “Babani Mg” sh.p.k, janë transferuar në pronësi të Gentian Babanit, vëllait të kryetarit të Bashkisë, por pa paguar detyrimet fiskale në masën 39,330,000 lekë të reja.

Pra, për kryebashkiakun e Rilindjes, përvvec asaj që pritet nga Italia, kemi dyshime edhe për një vepër tjetër penale të konsumuar në Shqipëri, që është mospagimi i taksave dhe tatimeve në shumën 39.330.000 lekë, referuar nenit 180 dhe 181 të Kodit Penal, mbi të cilin Hetimi Tatimor i Shkodrës duhej të bënte kallëzimin penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco