Meta flet për kohët që nuk duhen kthyer, qeveria ‘harron’ datën historike

Meta flet për kohët që nuk duhen kthyer, qeveria ‘harron’ datën historike

12:41, 09/11/2019

30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit është ngjarja që po dominon median dhe politikën europiane.

Edhe presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë moment historik duke postuar një video nga fjalimi i famshëm i ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan.

“Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!” shkruan Meta.

Por Shqipëria duket e vakët në këtë ditë të rëndësishëm. Paraardhësi i Metës, ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se qeveria e ka harruar këtë datë.

“30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, që hapi dhe dritën për përmbysjen e diktaturës, izolimit, varfërimit dhe poshtërimit të shqiptarëve pas afro 50 viteve komunizëm.

Asnjë përkujtim, nderim e ceremoni mirënjohje prej qeverisë së rilindsve të ish bllokut komunist në Tiranë!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco