'Reforma e PS për zgjedhje me administratën publike, njesoj si t'i varësh ujkut, mëlçitë'

'Reforma e PS për zgjedhje me administratën publike, njesoj si t'i varësh ujkut, mëlçitë'

10:33, 09/11/2019

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar se propozimi i PS për t'i administruar zgjedhjet, administrata, nënkupton që t'i varen ujkut mëlçitë në qafë. I pyetur në një intervistë në "Koha jonë" se si e lexon ai propozimin e PS, që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike, Spaho tha: 

"Propozimi i PS-së është që t'i varen ujkut mëlcitë në qafë. Sesi vepron PS-ja me administratën publike e gjeni në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, si dhe në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild.

Ne nuk do të pranojmë kurrë reformë sa për t'i hedhur hi syve dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet. Kemi dhënë propozimet tona për këto çështje dhe presim qëndrim realist dhe konstruktiv nga maxhoranca nëse vërtet ata janë të interesuar që vendit ti jepet një Reformë Zgjedhore afatgjatë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ada 09/11/2019 11:07

Propozimi eshte teresisht i gabuar. Administrata publike nuk mundet kurrsesi te jete e pavarur ne kushtet qe eshte sot dhe qe do te vazhdoje te jete gjate me sa duket. ndikimi i politikes tek administrata eshte ne palce. edhe pse zgjedhje zvillohen dite pushimi , punonjesi do te shkoje prap ne pune te henen . etiketimi i tij do te behet absolutisht, por nga ana tjeter edhe vete punonjesi eshte i ndergjegjshem per mungesen e pavaresise se tij objektive apo subjektive. infektimi me politiken do ti shtrije efektet gjate. Te punesuarit ne shtet, e sigurt jane me te ndikuarit.

Shqiptari09/11/2019 10:54

Mos harroni qe sistemi zgjedhor duhet te jete: Proporcional Kombetar me Lista te Hapura. Administrata zgjedhore duhet te depolitizohet dhe te civilizohet. Por kjo nuk do te thote qe ata te perzgjidhen nga administrata publike. Perzgjedhja duhet te behet nepermjet nje procesi transparent vettingu apolitik, ku mund te aplikoje cdo qytetar shqiptar qe deshiron te jete pjese e administrates zgjedhore. Antaret e komisionit zgjedhur nuk duhet te kene qene kurre antare te ndonje force politike. Kjo administrate zgjedhore te jete ne raportin meshkuj : femra: 50% me 50%. Komisionet te kene ne perberje 5 antare dhe 3 vezhgues, perfaqesues koalcionet partiake. Kryetaret dhe sekretaret e ketyre komisioneve te jene me arsimin JURIST. Te krijohet paralelisht nje kuader i posacem ligjor kushtetues, ku administrata zgjedhore te kete nje status te caktuar, nje mbrojtje te posacme ligjore dhe kushtetuese, ku cdo shkelje e konstatuar nga pjesetari i kesaj administrate zgjedhore te denohet me minimumi 5 vite burg. Kjo eshte shume e thjeshte dhe krijon besueshmeri te larte ne procesin zgjedhor te pavarur civil.

Shto koment

Denonco