Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Dosja bllokohet në prokurori, Basha: 90 përqind e gënjeshtrës ra

Dosja bllokohet në prokurori, Basha: 90 përqind e gënjeshtrës ra

19:31, 08/11/2019
A+ Aa A-

Dosja për kreun e opozitës mbetet e bllokuar në organin e akuzës, pavarësisht se të premten u raportua se ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Neës 24 mësoi se lidhur me këtë cështje ka patur një debat të fortë në Prokurorinë e Tiranës. Kërkesa për gjykim, që është një akt i rëndësishëm procedurial, rezulton të jetë firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë.

Burime të besuara thanë për Neës 24 se përplasja mes tre prokurorëve ka qenë e fortë, pasi prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, e për këtë firmosi zgjatjen e afateve më 30 tetor, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim.

Në kushtet kur ka debat mes grupit të prokurorëve, pavarësisht se respektohet pavarësia e tyre, është drejtuesi i prokurorisë që ndërhyn proceduralisht për zgjidhjen e situatës.

Një gjë e tilla nuk ka ndodhur, përderisa drejtuesja e prokurorisë, Elisabeta Imeraj, prej ditësh nuk paraqitet në punë, pasi është në regjim spitalor.

Burimet thanë se në këtë situatë, edhe vlefshmëria e aktit të njoftimit të përfundimit të hetimeve, edhe marrja e kopjes së akteve, apo dhe vetë dërgimi i çështjes në gjyq, mbeten për t’u zgjidhur proceduralisht.

Për këtë çështje reagoi vetë kreu i PD nga Kruja.

“Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

1. Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.

2. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.

3. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë,” tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco