‘Lulzim Basha ta provojë në votime’/ Mesazhi i kreut të PD për Rexhep Rrajën

‘Lulzim Basha ta provojë në votime’/ Mesazhi i kreut të PD për Rexhep Rrajën

19:14, 08/11/2019

Gjatë turit të tij me të rinjtë në Krujë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk ka lënë pa përmendur edhe djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën i cili u përfshi një vit më parë në skandalin “Xhisiela”, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar në polici se Rraja ka abuzuar me të.

“Rama ia ka lënë pushtetin në dorë Rrajave, ata bëjnë gjithçka, dhe kur vijnë zgjedhjet del Rraja dhe më thotë “do shihemi në zgjedhje”. Unë dua t’i them sot atij, do ta shohësh ti, dhe gjithë soji e sorollopi yt. Kjo betejë nuk bëhet për Bashën, por për të gjithë shqiptarët, dhe mjerë ata që kësaj rradhe do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve,” deklaroi Basha.

Kujtojmë se Rexhep Rraja sfidoi kryedemokratin një vit më parë pas daljes nga Gjykata e Krujës, duke i thënë që ‘’Lulzim Basha ta provojë në votime”.

Së fundmi një tjetër i afërm i deputetit socialist Rrahman Rrajës, Redjan Rraja është arrestuar nga policia si i dyshuar në atentatin e dështuar ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit si dhe i plagosur Landi Muharremi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco