Rama: Na e kanë marrë me forcë busullën, BE ka nevojë për ne

Rama: Na e kanë marrë me forcë busullën, BE ka nevojë për ne

19:01, 08/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e integrimit. Duke folur në forumin e Davos në një panel për Dialogun Strategjik në Ballkanin Perëndimor, Rama përsëriti se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ka nevojë vetë Ballkani Perëndimor për BE-në.

Rama tha se në këtë momente duket sikur kemi humbur orientimin.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Në këtë moment, vërtet që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën”.

“Procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshëm. Ndërsa flasim, nuk kemi më shumë mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi11/11/2019 02:35

O Enver armiqtë e brëndshëm dhe të jashtëm na kanë halë në sy. Populli se kupton qe ky i ka lexuar mirë veprat e Enverit dhe po i zbaton duke kopjuar Enverin me perpikmëri. Vuani or popull se paskeni lindur per te vuajtur se trurin e keni te pjerdhur qe beni gjithmone zgjedhjen e gabuar.

miku08/11/2019 23:58

ah ti vllai arit ke qene gjithe jeten

Londra08/11/2019 22:00

Shume i semure ky tipi i citjaneve! Gjyna!

Dai Jaku08/11/2019 19:32

Seçilia ka nevojë për Europën po aq sa Europa ka nevojë për Seçilien. Akoma me përrallat e mafjes siçiliane ky kryellari ynë?

Shqiptari08/11/2019 19:26

O ZOT! Pse na e dhe kete IDIOT! BE ka nevoje per Shqiperine!!!! Eshte ne vete ky? Ky kujton se Shqiperia eshte KY!!! Ky kujton se i kercet BE per mallrat e dobeta kineze qe do te vijne ne Shqiperine tone me 2 milion banore!!! Sepse per kapital dhe investim Rus dhe Turk as qe behet fjale. Po pse mallrat kineze dhe me varrezat turke do ta trembi BE ky i droguar, ky psikopat???!!! BE ka hallin e popullit te shkrete dele sepse mjafton 2 muaj embargo ekonomike dhe politike ti vendose Shqiperise dhe i gjithe vendi iken per lesh pergjithmone!!! Mjafton te vendose perseri vizat dhe cdo gje mbyllet. Le te ikin shqiptaret me Kine, Rusi apo Turqi pastaj. Ky paska pjerdhur komplet! Por me teper paska pjerdhur populli yne qe rri e fle i trembur e i frikesuar!

Shto koment

Denonco