Lidhjet me Moskën? Basha: I ka 'vëllai' i presidentit më të dashur rus në Ballkan

Lidhjet me Moskën? Basha: I ka 'vëllai' i presidentit më të dashur rus në Ballkan

18:18, 08/11/2019
A+ Aa A-

Në përfundim të takimit me të rinjtë në Krujë, kryetari i PD Lulzim Basha komentoi vendimin e sotëm të Prokurorisë për ta marrë si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas Bashës, 90% e gënjeshtrës të montuar nga mazhoranca, u çmontua sot. Ndërsa shtoi se pjesa e mbetur do të çmontohet në gjykatë.

Sa i përket akuzave për lobim rus, që tashmë kanë rënë edhe sipas prokurorisë, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama.

DEKLARATA

Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

1.    Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.

2.    Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.

3.    Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë.

Si zoti Basha? Ju akuzojnë si fallsifikatorë.

Lulzim Basha: Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë.

Lidhjet me rusët?

Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco