Kryemadhi nis vizitën në SHBA. Kush e shoqëron

Kryemadhi nis vizitën në SHBA. Kush e shoqëron

18:14, 08/11/2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nis sot një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetarja, Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari dhe Elona Guri.

Gjatë qëndrimit të saj ajo do të ndalet në Miçigan ku do të zhvillojë disa takime me komunitetin shqiptar atje.

Ditën e shtunë, në datë 9 nëntor në orën 11.00 (sipas orës locale të Miçiganit), Kryemadhi do të vizitojë teqenë e Baba Rexhepit. Në vijim, pasdite kryetarja e LSI, do të zhvillojë takime me grupe të ndryshme të komunitetit shqiptar në Michigan .

Të dielën, Kryemadhi do të marrë pjesë në meshën që do të zhvillohet në kishën ‘Zoja Pajtore, Our Lady of Albanians’ në Southfield. Gjithashtu në orën 12.00, ajo do të vizitojë kishën e ‘Shën Palit’, Saint Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester Hills, ku do të zhvillojë takime dhe me të pranishmit në meshë.

Takimet e zonjës Kryemadhi me shqiptarët në Michigan janë organizuar nga ish-ministri i Brendshëm kolonel Dritan Demiraj dhe administratori i Nova Media, Ervis Zholi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/11/2019 19:04

Po c'mutin doni ne SHBA??!!! Sot Shqiperia ka nevoje urgjente per nje revolucion popullor, populli po lengon, njerezit kane 1 vit qe ruajne dite e nate shtepite e tyre se mos ua prishin hajdutet, demokracia nuk ekziston, i gjithe shteti eshte i kapur nga krimi, kryekrimineli po behet diktator, ndersa ju milioneret e partive bridhni kot per shopping politik dhe propagande sa ne Evrope ne SHBA!!!! E cfare do te zgjidhesh ne SHBA moj Mona? Kush pjerdh per juve ne SHBA???!!!! Amerika e vendosi demokracine me revolucion, me gjak, me lufte, me heronj, me patriote, jo me hajdute dhe kriminele! Ju politikanet e Shqiperise jeni te mire, e doni popullin, e puthni dhe e perqafoni dhe i qani hallin popullit vetem kur jeni ne opozite dhe nuk keni gje ne dore. Mos shkoni kot ne SHBA, por rrembeni guret, druret dhe hunjte dhe vihuni ne krye te perlesheni me te keqen!!! Por iu kemi pare qe sapo vini ne pushtet, popullit i tregoni dhembet dhe thonjte tuaj, e grabisni dhe e shqyeni, i harroni premtimet. Ju duhet te shporreni nje ore e me pare sepse jeni bashkefajtore qe sot ne pushtet eshte kryqelbesira i Kombit!!! Ju ishit ne koalicion me kryeqelbesiren per 4 vjet! Ju ia dhate bashkine kryemashtruesit Lali Plehu ne vitin 2015! A keni moral sot?? Po pse nga FB, nga foltoret e partive dhe nga studiot televizive do ta rrezoni Ramen!!!??? Apo po prisni qe populli i tmerruar, i frikesuar se nuk ka kujt ti besoje, do te ngrihet vet ne kryengritje te dhunshme dhe ju do ta shfrytezoni dhe do ta perdorni per te marre votat? SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe te gjitha vendet demokratike lirine, demokracine dhe barazine perpara ligjit e kane fituar me gjak! Ndersa ne Shqiperi u dhurua nga PPSH dhe Byroja Politike komuniste, dhe gjeja e dhuruar ka me shume vlere vetem per dhuruesin. Marresi i dhuratave ngelet i varur nga dhuruesit!

Shto koment

Denonco