U mor i pandehur/ Shpërthen Ristani: Prokurorë me probleme mendore, po i shërbejnë Ramës

U mor i pandehur/ Shpërthen Ristani: Prokurorë me probleme mendore, po i shërbejnë Ramës

16:42, 08/11/2019
A+ Aa A-

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dhënë një deklaratë të fortë, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit në çështjen ne ceshtjen e ngritur nga prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ndaj PD-se, per gjoja lobim rus.

Sipas tij, prokurorët që kanë ngritur akuzën nuk janë të qendrueshëm mendërisht.

Deklaratat e Ristanit u bënë në një prononcim ekskluziv për Syri TV.

“As kam komunikuar me KQZ, as kam përpiluar një dokument dhe as kam firmosur gjë. Ky është një vëgim i prokurorëve. As kam firmosur dokument dhe as kam falsifikuar dokument. Mund tju them me plot gojën, nëse nuk është një sëmundje mendore e prokurorëve, është një dashakeqje politike në një kohë kur Vettingu iu qëndron mbi kokë si shpatë dhe zgjedhin ti shërbejnë kryeministrit", u shpreh Ristani.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për kreun e opozitës Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e Partisë Ilir Dervishi.

Tre të pandehurit do të gjykohen për "falsifikim të vulave dhe stampave" ndërsa është pushuar hetimi për pastrimit të produkteve të veprës penale. 

Materialet e kësaj çështje i janë dërguar gjykatës e cila do të vendosë për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq. 

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë, bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarësh nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA, akuza këto të hedhura poshtë vazhdimisht nga selia blu dhe kreu i saj. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/11/2019 16:40

Po pse prokuroria nuk ka marre akoma te pandehur Valdrim Pjetrin dhe Agim Kajmakun per deklarime te rreme dhe per fshehje te te dhenave te verteta? Apo ashtu ka urdheruar kryerilindasi? Po ku do te shkoni neser o prokurore, kur lartgjatesia te bjere nga pushteti e te lere shendene?!

Shto koment

Denonco