Konsulli i Nderit në Liban për Syri TV: Si e liruam Alvinin nga kampi në Siri

Konsulli i Nderit në Liban për Syri TV: Si e liruam Alvinin nga kampi në Siri

16:17, 08/11/2019
A+ Aa A-

Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Gorayeb ka dhënë detaje të rëndësishme për Syri Tv lidhur mbi lirimin e Alvin Berishës nga kampin sirian i Al Haël. Ai tha se vetëm një natë para se të kryhej dorëzimi është dashur një notë zyrtare nga ambasada shqiptare në Romë që të bëhej lirimi i tij.

‘Po unë kam komunikuar dhe organizuar operacionin mirëpo ju duhet të dini se çdo gjë është bërë në mënyrë sekrete dhe në jëmi fokusur gjerësisht në këtë operacion, por nuk mund të jap shumë informacione sepse shumë njerëz janë përfshirë, por mund tju them vetëm këtë që një natë para lirimit të Alvinit,  autoritetet që po diskutonin me Kryqin e Kuq Sirian kërkuan një letër zytare nga babai i tij që ta tërhiqnin dhe që të pranonin dorëzimin

Ne kemi folur ma babain dhe e kam bindur që të shkojnë në ambasandën shqiptare ku ishte dhe ministri Lleshaj.

Ai duhet të shkonte në ambasadën italiane në Romë që ti jepte lejen që babai ishte Afrim që dhe që i jepte mundësin njerëzve që ta tërhiqnin

Duhej edhe konfirmimi që të ishte notë zyrtare, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për ta ia dorëzuar fëmijën Kryqit të Kuq Sirian’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco