Çështja me Vokshin në Apel, Veliaj mashtron: Bleva një kompjuter me lekët e gjyqit

Çështja me Vokshin në Apel, Veliaj mashtron: Bleva një kompjuter me lekët e gjyqit

15:52, 08/11/2019
A+ Aa A-

Erion Veliaj ka mashtruar sërish.

Në një njoftim për mediat, bashkia e Tiranës deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj ka blerë një kompjuter me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Por në fakt gjyqi i fituar nga Erion Veliaj është ankimuar në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë për t'u ekzekutuar.

Duke qenë se ky gjyq nuk ka përfunduar dhe ekzekutimi nuk mund të bëhet, deklarata e sotme e kryebashkiakut të Tiranës është vetëm një mashtrim.

Ngelet vetëm për të na sqaruar me çfarë kursimesh e ka blerë kompjuterin e Pezës: me lekët e fiqve apo me pensionin e mamasë...

‘Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën ‘16 shtatori’ në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar’, thuhet në një njoftim të bërë nga bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe avokati i Albana Vokshi, Ledio Braho.

Lali paska blere serish kompjutera me leke te pretenduara nga nje gjyq i fituar, po vetem ‘drejtesia’ e propagandes se tij merr leke nga vendime te gjykates se shkalles se pare te ankimuara. Jane pikerisht keto lajme qe tregojne se kush eshte shpifesi me i madh ne Tirane...’, shkruan Braho.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Leka 08/11/2019 21:23

    Jo. Paskam gabuar gabim deklaratën e z, Vokshi

    Leka 08/11/2019 21:20

    Nuk e di kë quan gjysh ky! Gjyshi i tij biologjik ka qenë Mahmudi, babai iNedjadiahmedit që ka shumë vite që ka vdekur

    Gramoz08/11/2019 17:20

    Lali pederasti, lali pederasti, doren ti te rrushi ma vendos ngadale, ai rreh si zog, do ti thot dy fjale, ti teta Ajolen ma sill ne mehalle, do ta kthej prap, sa tja fus ket palle!

    Xufe08/11/2019 17:19

    Nuk përbën lajm mashtrimi i rradhës i Lali mashtruesit sepse ky vetëm mashtron dhe vjedh,kto janë profesionet e tij. Ka mashtruar dhe vjedhur që kur ka hyrë në politikë me grupimin mjaft,e tani si kryetar bashkie duke kujtuar ktu mashtrimin monstruoz me orën e Bushit,me çeshtjen Griselda në parlamentin europian,etj,etj.

    Shto koment

    Denonco