Asnjë provë për lobime ruse/ Prokuroria e Arta Markut çon Bashën të pandehur për falsifikim

Asnjë provë për lobime ruse/ Prokuroria e Arta Markut çon Bashën të pandehur për falsifikim

15:26, 08/11/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ka vendosur të çojë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha.

Akuza pretendon se Basha akuzohet për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

Dosja duket se është dërguar dje nga prokuroria në gjykatë, ndërsa sot lajmi u dha fillimisht në një nga mediat e kontrolluara nga Rama.

Hetimi i nisur nga prokuroria e Arta Markut për gjoja lobime ruse nga ana e PD-së, ka përfunduar në një akuzë që nuk ka lidhje me atë që ishte në fillim.

Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e ngritura nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij, që sollën edhe nisjen e këtyre hetimeve.

Prokuroret Edvin Karanxha dhe Gjergj Tako ne perfundim te hetimeve te nisura ne fillim te vitit 2018, nuk ka gjetur asnje prove dhe ka vendosur rrezimin e akuzes se ngritur per 'pastrim te produkteve penale', ndersa kane derguar per gjykim per akuzen e falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

K08/11/2019 22:12

Loja e Edi Rames me lobimin rus te Lulzim Bashes eshte shume e trashe si akuze se te gjithe shqiptaret e dine se Edi Rama e ka ne gen dashurine per serbet dhe per vuqiqin dhe si rrjedhoje edhe per ruset .Edi Rama ben loje te dyfishte se gjoja eshte kunder ruseve dhe don te beje edhe resolute kunder ruseve per te genjyer SHBA dhe nga ana tjeter eshte ne rakordim te plote me serbet dhe ruset te cilet I ka thene vepro keshtu se ne e dime se ti je me ne .Prandaj ta dine gjithe shqiptaret se si eshte e verteta .

Shto koment

Denonco