Palmer flet sërish për krizën: Duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike

Palmer flet sërish për krizën: Duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike

13:24, 08/11/2019
A+ Aa A-

I dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin tonë, Mattheë Palmer, reagoi sërish për situatën në Shqipëri.

Duke folur në samitin e Davos-it, ai apeloi për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike.

Zyrtari i lartë amerikan tha se është shumë e rëndësishme që themelet demokratike në Shqipëri të jenë të forta si dhe iu bëri thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje për reformën zgjedhore që do sillte zgjedhje të lira dhe normalitet për vendin.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, deklaroi Palmer nga Davosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz08/11/2019 14:48

Zgjedhje te lira me Edver Taqi Krimin, as ka me pas ndonjehere, po su zhduk kryezorraxhiu dhe te perfundoje ne burg atje ku rrin kriminelet dhe hajdutet, ky vend nuk ka me bo hajer kurre. Mos prisni dit te mira me Edver Taqi Çubrilloviçin ne krye te vendit.

votues 08/11/2019 13:28

paska nderruar syzet palmeri, se ato qe kaluan, i quajti te tilla pa u zhvilluar zgjedhjet.

Shto koment

Denonco