Mbetet ‘viktimë’ e punës në bingo, shkarkohet oficeri i parë që hyri në Vetting

Mbetet ‘viktimë’ e punës në bingo, shkarkohet oficeri i parë që hyri në Vetting

11:20, 08/11/2019

Vettingu në Polici nuk ka nisur me këmbë të mbarë: Polici i parë që shkeli Vetingun, Oltion Shehu, është shkarkuar. Shehu  mban detyrën e Drejtorit të Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së. Por sot ai u shkarkua nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Arsyet e shkarkimit të tij janë të lidhura me burimet e ligjshme të krijimit të pasurisë – shtëpi dykatëshe dhe një mainë – si dhe me mosregjistrimin në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një salë bingoje.

Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare. “Subjekti sqaroi se nuk ka dokumente ligjore për të vërtetuar të ardhurat dhe kursimet deri në vitin 2003, por ka thënë se ka punuar në informalitet tek bingo Ylli në Tiranë në vitet 1996-1997 duke pretenduar se ka siguruar rreth 2.5 milionë lekë nga të cilat ka kursyer 1 milionë”, tha relatorja Gjela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ada 08/11/2019 12:48

nese eshte thjeshte puna ne bingo eshte padrejtesi qe i behet, nuk duhet te trajtohet njesoj me nje tjeter qe nuk i numerohen pasurite. Duhet te kete vije ndarese per te klasifikuar nje pasuri si te paligjshme. askush nga shqiptaret nuk e ka ne kulture te kujdeset per te sistemuar gjerat ligjerisht, puno jeto eshte parimi, por jo puno dhe behu miliarder.

Shto koment

Denonco