'Mbyllin fabrikën me 800 punëtorë, Gjici dhe kryegjykatësi festojnë me këngë dhe puro'

'Mbyllin fabrikën me 800 punëtorë, Gjici dhe kryegjykatësi festojnë me këngë dhe puro'

10:59, 08/11/2019

Një plagë e re papunësie dhe fukarallëku i është shtuar qytetit më varfër të vendit, Kukësit. 800 punëtorë të fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash janë nxjerrë në rrugë.

Kryebashkiaku i emëruar më 30 Qershor, Safet Gjici, qëndron në prapaskenën  e kësaj drame për 800 familje kuksiane, fatkeqësisht, në bashkëpunim me kryetarin Gjykatës Isuf Shehun, njeriun tek i cili këta punëtorë shpresonin të gjenin të drejtën.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar me forcë sot këtë padrejtësi duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Safet Gjici.

“Mbyllet fabrika me 800 punëtorë nga Gjici i bankave të vjedhura me rojet e tij. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Që nga data 1.11 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë!  Pushteti lokal i emëruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!

Kompania i është drejtuar Gjykatës së Kukësit, ndërkohë kryetari i Gjykatës, Isuf Shehu, feston çdo ditë me këngë e me puro me Safetin! Ja po te nis disa foto.
Të përshëndes me shumë nderime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/11/2019 12:50

Une nuk jam komunist, por siç po katandiset dhe po grabitet sistematikisht Shqiperia, ka ardhur koha per nje revolucion te vertete proletar, jo per te permbysur klasat e pasuruara me djersen e ballit, por per te permbysur klasen e pasur te hajduteve dhe krimineleve ne pushtet. Koha nuk pret! Ndryshe mireseerdhe diktature e RILINDJES! Doktor, lerini letrat e qytetareve te vuajtur dixhital, edhe ju keni pjesen tuaj te gabimeve, prej te cilave po vuajme sot. Prandaj behuni trim, siç te dinim, dhe vihuni ne krye te revoltes se fuqishme dhe te revolucionit mbare popullor per liri, demokraci, barazi dhe integrim evropian. Vetem keshtu e shlyeni gabimin tuaj historik te dorezimit ne duart e Mafias te pushtetit ne vitin 2013. Koha nuk pret! Boll me "luften" elektronike nga fb. Nuk rrezohet kurre regjimi kriminal Rames nga fb!

Shto koment

Denonco