Sulmet e Ramës ndaj prokurorit Ndoja/ Nishani: Pse nuk bëri kallëzim penal?

Sulmet e Ramës ndaj prokurorit Ndoja/ Nishani: Pse nuk bëri kallëzim penal?

22:40, 07/11/2019
A+ Aa A-

"I inkriminuar", kështu e quajti Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, prokrurorin Arjan Ndoj. 

Nishani theksoi në studion e "360 Gradë" se, kryeministri Edi Rama ka pasur informacion për profilin e tij dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal.

"Kryeministri i vendit e ka poseduar informacionin që ky prokuror është i inkriminuar dhe është në funksion të krimit. Si ka mundësi që një kryeministër, mua si një qytetar i thjeshtë, më bën përshtypje të madhe se si kryeministri i vendit ka informacion dhe mekanizmat në xhep për ta zgjidhur, e di që ky prokuror është i lidhur me krimin dhe i shërben krimit dhe mund ti ndodhi ajo që i ndodhi dhe nuk ka bërë një kallëzim penal ndaj këtij prokurori.

Nuk po them hetime, arrestime e përndjekje të tij nga ligji, por një kallëzim prokurores së përgjithshme. Kryeministri disponon 1-2-3-4-5 informacione dhe besoj se disponon informacion. Se kryeministrit dhe Presidentit të Republikës i shkon cdo lloj informacioni për individë me profil të tillë në administratën publike sic mund të jetë një prokuror apo gjyqtar dhe që mund të jetë i lidhur me krimin", u shpreh ndër të tjera Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD. 

Nga atentati i 1 nëntorit pranë "Mbikalimit të Shkozetit" humbi jetën pasditen e sotme shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku. Për çështjen në fjalë për momentin i ndaluari i vetëm është Redjan Rraja, i afërm i deputetit të PS Rrahman Rraja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco