VIDEO/ TCH e gjen arsyen e kaosit në rrugët e Tiranës, janë fshirëset e xhamave

VIDEO/ TCH e gjen arsyen e kaosit në rrugët e Tiranës, janë fshirëset e xhamave

18:48, 07/11/2019

Prej kohësh Tirana vuan kaosin në trafik, ku për të lëvizur nga një pjesë në pjesën tjetër të qytetit të duhet të rrish me minuta të tëra në trafik.

Fenomeni, që nuk ndodh vetëm në ditët me shi, por edhe në ato me diell, vjen si pasojë e një sërë rrugësh të bllokuara nga Bashkia e Tiranës, ku peshën kryesore e mbajnë sheshi Skënderbej (tashmë pedonale) dhe bllokimi i Bulevardit “Zog I” (nën rikonstruksion).

Por ndryshe mendon Top-Channel.

Në një kronikë të datës 4 nëntor, gazetari i medias, që njihet tashmë për qëndrimet pro qeverisë dhe pro kryebashkiakut Erion Veliaj, arrin deri aty sa thotë se, fajin për kaosin me trafikun në Tiranë e kanë fshirëset e xhamave.

Lidhur me këtë kronikë, reagon edhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa, përmes ironisë, shkruan se, ‘eksperti i Top Propagandës të Veliajt e gjeti fajtorin për trafikun e çmendur në Tiranë: Fajin e kanë fshirëset e xhamave”.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

"Eksperti i Top Propagandes te Veliajt e gjeti fajtorin per trafikun e cmendur ne Tirane: Fajin e kane fshireset e xhamave!!

Ndiqni kroniken dhe degjojeni vete sesi gjithe hallin e trafikut ne Tirane na e kane fshireset e xhamave.

Asnje fjale:
Per rruget e bllokuara pa lidhje sipas deshirave te momentit te kryebashkiakut Veliaj.

Per Sheshin e bllokuar, per bulevardin e bllokuar!

Per zenien e nga dy korsive te rrugeve kryesore nga betonieret e kullave private!

Per rruget e shkaterruara neper Tirane ku gropat ne shi mbushen plot me uje dhe te bejne te pamundur te kuptosh thellesine e tyre dhe duhet patjeter ti shmangesh.

Per mungesen e infrastruktures rrugore, si vizimet, sinjalistika rrugore qe ne dite me shi behen edhe me e domosdoshme.

Jo asnjera nga keto, bashkia nuk ka lidhje ne trafikun e renduar te Tiranes. Ato fshireset e xhamave jane e keqja e madhe e qytetareve te Tiranes!!

Boll i moret qytetaret per budallenj, po thojini Veliajt te beje ndonje pune vec fotove, minimumi te liroj korsite qe zene betonieret...". /A.R, Syri.net

Ndiqni kronikën e TCH:;

https://video.syri.net/upload/videos/2019/11/mMcclQQZPiFJM1ArzXsF_07_e4acfbd8436da65cf682dc88e1e91a77_video_240p_converted.mp4

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonim10/11/2019 20:47

???????????????? gallat fare....ja u gjet dhe fajtori i trafikut....mos e besoni po deshet....Nuk keni pare gje akoma... Po i lumte ketyre pisave qe i leme te jene akoma ne qeverisje...

Albi08/11/2019 06:04

Hahahahahhahaah

Deshmitar07/11/2019 19:18

E pashe kete kronike sa e turpshme aq qesharake. Unikale

QYTETARI dt 7 nntor 201907/11/2019 19:14

A e dëgjove mo Daj Jaku ,se fajin për trafikun e rënduar në Tiranë na e paskan "fshirëset e xhamave të makinave". Po mirë more "sejmen" i lali Erit kaq budallenj i di ti Tironsit apo shqiptarët? Paske qënë "bastard" mor burrë ti dhe ai Tv. që trasmentoi budallëqet që nuk pate turp dhe nxore nga goja.. Je një "legen " jo si na u shite si ekspert....

Nikita07/11/2019 18:54

Me "nxori mallin" e kronikave te lajmeve, te kohes se monizmit.. fiks, e njejta mendësi.

Shto koment

Denonco