Shpëtimi i Alvinit/ Mustafaj: Lleshi në Siri vetëm për propagandë. Po sikur t'i ndodhte gjë...

Shpëtimi i Alvinit/ Mustafaj: Lleshi në Siri vetëm për propagandë. Po sikur t'i ndodhte gjë...

15:19, 07/11/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj mendon se kthimi i Alvin Berishës në Itali pranë familjes së tij është sukses i autoriteteve italiane.

Në një bisedë ne studion e News24, në rubrikën ‘Opinion’, Mustafaj tha se ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia apo dhe ambasada shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën, por vajtja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi në Siri është një gjest propagandistik i pahijshëm dhe i shëmtuar.

"Ky është një sukses në radhë të parë i Italisë. Për këtë duhet falënderuar në radhë të parë Kryqi i Kuq italian, por edhe të gjitha autoritetet italiane. Shqipëria ka pasur për detyrë vetëm të furnizonte autoritetet italiane me dokumentacion sepse ky djalë pavarësisht se ishte shqiptar, nuk ishte asnjë dokument dhe nuk mund të lëvizte pa to".

"Qeveria shqiptare ka bërë detyrën e saj, i ka dhënë dokumentet me gjithë disa zvarritje që ka pasur. Besoj se deri këtu mbaronte vetëlavdërimi i qeverisë shqiptare. Vajtja e ministrit të Brendshëm është një gjest propagandistik i pahijshëm. Pse duhet të shkojë ministri? Ku shkon ministri? Ministri ka shkuar në këtë rast vetëm për propagandë. Atje duhet të shkonte një përfaqësues, ne kemi sektor që merret me policinë e fëmijëve, duhet të shkonte një specialist i këtij sektori dhe një diplomat i Ministrisë së Jashtme. Kaq asgjë më shumë. Kjo është një gjë e shëmtuar".

"Në origjinë duhet falënderuar një emision italian dhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku, në përbërje të ekipit që e bënë edhe shqetësim. Qeveria shqiptare duhet të bënte dy gjëra, pajisjen me dokumente të këtij fëmije dhe për kortezi mund të shkonte për ta pritur në Bejrut ose në Siri sipas rastit. Shoqëruesit e tij kryesorë janë autoritetet italiane, nuk është shteti shqiptar", deklaroi Mustafaj.

Ai tha se ministri shqiptar nuk duhet të shkonte kurrsesi në një zonë të nxehtë dhe se është një ngjarje e pashembullt.

"Po tani ju mendoni se ministri mund ta mbrojë për nga rrezikshmëria? Sigurisht që jo, pavarësisht se ka qenë oficer. Rrezikshmëritë, nëse do të kishte, i ka marrë parasysh qeveria italiane dhe autoritetet siriane, turke, amerikane që janë implikuar në një mënyrë apo tjetër. Me sa jam informuar ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia shqiptare, ambasada jonë shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën që i takonte dhe këtu mbaron kontributi ynë. Vajtja e ministrit është një gjë e pashembullt. Kurrë nuk shkon ministri në një zonë të nxehtë. Po sikur t’i ndodhte gjë ministrit, çfarë nderi do i mbetej shtetit shqiptar", theksoi Mustafaj./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dardani07/11/2019 18:37

Teater i shemtuar ! I shkreti Alvin djali dhe te shkretet djemt dhe bijat e Shqiperise ! Iku enveri me 200 petrita sllavo-rus dhe erdhi edveri me 40 hajdute ! Edveri po boshatis Shqiperine , KERKON TE KTHEJ ALVININ E GJORE !!! HIPOKRIZI E TE CMENDURIT RAMA .

Shto koment

Denonco