Erë fushate/ Rama ankohet për censurë, Bushati: Modeli i PS dështoi

Erë fushate/ Rama ankohet për censurë, Bushati: Modeli i PS dështoi

21:33, 06/11/2019

Pavarësisht se çfarë do të sjellë pranvera e ardhshme, palët politike kanë nisur takimet në bazë, duke krijuar idenë se zgjedhjet e reja do vijnë shumë shpejt.

Megjithatë, pavarësisht se PD bëri takim në Shkodër dhe PS ishte në Elbasan, palët ndahen kur bie fjala te retorika.

Opozita thotë se do të ketë shumë shpejt zgjedhje parlamentare dhe lokale. Kurse kryeministri Edi Rama thotë se PS po riorganizohet për zgjedhjet e vitit 2021.

Madje ai u ankua për censurë, kur tha se zgjedhjet në PS nuk përbëjnë lajm për median.

“Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021,” tha Rama.

Por në gjendje fushate duken edhe brenda Partisë Socialiste. Kritiku më i zëshëm i momentit ndaj Edi Ramës duket ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Paradite ai kundërshtoi një rezolutë të PS-së, të njohur edhe si rezoluta e rrezikut rus.

Kurse pasdite, duke folur për A2 CNN, Bushati tha se modeli i PS dështoi në Shkodër. Sipas tij, krimi në Shkodër është me influencë politike.

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Unë personalisht i kam kërkuar ndjesë opinionit publik. Mendoj që nuk është kurrë vonë që një gjë e tillë të kërkohet në mënyrë zyrtare dhe nga PS. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit, po mendoj që në Shkodër ka dështuar modeli ynë,” tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz09/11/2019 15:08

Ne Shkoder do deshtoni gjithmon. Shkodra dhe shkodranet asnjehere nuk i kan dashur qent e kuq, qe tashme jan shenderru ne hajdut e horra te kuq. Shkodren demokratike nuk e nenshtroi dot Enver dylberi, e jo mo ta nenshtroje çuni Enverit, Edver Taqi Gelbaza!

Shto koment

Denonco