'Taulant Balla me plantacione kanabisi në Librazhd, presion Prokurorisë për të mbyllur dosjet'

'Taulant Balla me plantacione kanabisi në Librazhd, presion Prokurorisë për të mbyllur dosjet'

19:21, 06/11/2019

Pas lajmit të djeshëm të publikuar edhe në Syri.net, sipas të cilit, zinxhiri drejtues i komisariatit të Policisë së Librazhdit ishte nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ndimesës së trafikantëve në plantacionet me kanabis, reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, oficer i policisë gjyqësore në Elbasan, ish kryeministri akuzon deputetin e PS-SË Taulant Balla, si koka i këtij grupi.

“Taulant Bego Yaris akuzohet për plantacione të mëdha te veta Kanabisi në Ostren!

Ai i bën presion të fortë prokurorise së Elbasanit për mbylljen e dosjeve të drogës”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan . Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit. Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne . Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit. Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone ...

https://www.syri.net/kronike/292122/50-mije-euro-per-te-lejuar-mbjelljen-e-kanabisit-merret-nen-hetim-zinxhiri-drejtues-i-komisariatit-te-librazhdit/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco