Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Shpifje! Shpifje!': Si e mbrojti Rama, Rrahman Rrajën

'Shpifje! Shpifje!': Si e mbrojti Rama, Rrahman Rrajën

07:35, 06/11/2019
A+ Aa A-

Nipi i deputetit Rrahman Rraja, Redjani është arrestuar si një prej të dyshuarve kryesore për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës. 34-vjeçari u “tradhëtua” nga AND që kishte lënë në maskën brenda një “Benz”-it gri, e u kap teksa po tentonte që të largohej drejt Malit të Zi.

Pas dënimit me 8 muaj burg, për fshehjen e provave për vrasjen e Elton Çiços, Rraja u rikthye në kronikën e zezë me rastin “Xhisiela”. Kushëriri i tij, Rexhepi, djali i deputetit socialist akuzohej nga e dashura e tij Xhisiela Maloku se e kishte dhunuar.

Xhisiela thoshte në prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjani e kishin dhunuar me zorrë për shkak se kishte bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Pasi mbaruan me Xhisielën, së bashku me kushëririn tjetës Ramazanin, Redjani i kërkonte ish-oficerit të Policisë, Emiliano Nuhut që ta takonin në Tiranë.

Çështja bëri bujë të madhe në opinionin publik, aq sa u përfshi edhe kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi që me çdo kusht të mbronte “rosën e artë të gangsterave” nga Kruja, deputetin e tij Ramadan Rrajan.

Thuajse një vit më parë, i ftuar në emisionin “Dritare”, kryeministri Edi Rama iu “hidhej në fyt” gazetarëve duke këmbëngulur se deputeti i tij ishte model, dhe i zgjedhur me vullnetin e plotë nga Komuniteti i Krujës.

I acaruar sa më s’ka (aq sa arriti edhe të përplaste sende përtokë), Rama mbronte me çdo kusht deputetin e tij duke luajtur edhe asin nën mëngë, atë të keqardhjes. Me një pamje të ngrysur në fytyrë, Rama i tregoi gjithë Shqipërisë së deputeti i tij, e kishte bërë “lanet” të birin pasi kishte halle më të mëdha. Të tipit: sëmundja e rëndë e bashkëshortes.

DEBATI NË STUDIO

Rakipllari: Ju vazhdimisht harxhoni energji si kryeministër për të mbrojtur skandalet e ministrave tuaj. Atij deputetit…

Rama: Është turp more.

Rakipllari: Si është turp, a e mbrojti djalin e vetë ai atje?

Rama: Ja shpifje.

Rakipllari: Nuk është shpifje.

Rama: (Përplas stilolapsin me forcë përtokë): Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Deputeti, i ati i djalit, nuk ka qënë në Komisariat.

Rakipllari: Ai nuk u ndëshkua se ishte djalë deputeti.

Rama: O Zot! Djali i deputetit është në burg.

Rakipllari: Pas presionit mediatik…

Rama: More zotëri, të flasim me fakte. Faktet janë këto: Deputeti nuk ka ushtruar asnjë influencë për djalin e tij. Është turp që t’i më thua nuk e arrestoj, pse unë e arrestoj atë? Unë përgjigjem për pjesën që ka të bëjë me pushtetin ekzekutiv. Unë nuk përgjigjem për hetime. Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës dhe inkuizitorë. Më akuzove ti mua. Më the mbrojte deputetin. Kjo është shpifje. Sepse s’ke asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e tij. Nëse ke çoi në Prokurori ose nxirri këtu. Vlerësimi im është i qartë si drita e diellit. Vajza ka denoncuar. Polici ka marrë pezullim vetëm sepse në mbrëmje ka thirrur palën tjetër. Për 24 orë çështja ka shkuar në Prokurori. Do më lini të flas. Shiko çfarë zhurme.

Rakipllari: Pse është deputet ai zotëria?

Rama: Ta shpjegoj unë. Unë po them të vërtetën, ti po shpif. Nga cila lartësi morale mund t’i jepet e drejta vetes që të përgojosh dhe përçmosh një person? Ai deputeti…

Rudina Xhunga: Jo, jo unë e përçmoj atë. Ai është babai i një djali që ka dhunuar një grua. E përçmoj!

Rama: Mos të ardhtë në shtëpinë tëndë.

Rudina Xhunga: Jo do gjykoj dhe do përçmoj burrat që dhunojnë gratë.

Rama: Ai burri që iu po e merrni nëpër gojë pa e njohur fare.

Rudina Xhunga: Ju e sollët, ju na e bëtë deputet.

Rama: Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. E ka zgjedhur komuniteti atje. Deputetët në të gjithë botën, është një pjesë e vogël që i njohin të gjithë. Pjesa tjetër i njohin deputetët, përfaqësojnë komunitete. Ai burri që ju nuk e njihni dhe që sot është pranë shtratit të gruas që sot po vdes nga kanceri, nuk është marrë fare me djalin dhe përkundrazi ka thënë djali të shkojë aty ku e meriton. Ai që iu ia bëni gjyqin pa pikën e turpit, se djali një hajvan 20 e ca vjeç… Ju kujtoni se jemi derra të kënaqur që dalin e shpifim. Ai burri që e përçon ti, është përfaqësues komuniteti. Nuk ka influencuar në asnjë moment dhe djali i tij është në burg. Ky është standarti i kësaj qeverie. Se ka pasur djem kryeministrash që ia fiknin cigaren në ballë kamarierëve. Nuk guxonit as të shkruanit ju. Shkoni shihni kamerat e Komisariatit. Policia e Shtetit ka vepruar si kurrë më parë."

Tani na mbetet të presim një reagim nga kryeministri Edi Rama, se përse të gjithë krimet që ndodhin apo kanë zanafillë nga zona e Krujës, lidhen me familjen model të deputetit socialit (prej disa mandatesh tashmë) Rrahman Rraja.

A ka një përgjegjësi, deputeti që të sqarojë opinionin publik se përse nipi akuzohet se part-time pas punës si dentist, luan me armë dhe akuzohet kryen atentate me pagesë? Ah, po e bëri duke e mohuar. Pas lajmit të arrestimtit, deputeti Rraja ka dalë në çdo televizion kombëtar për të hequr çdo për të treguar se nuk e ka edhe aq nip, për më tepër që ka kohë që nuk e ka takuar. 

Për të mos u mënjanuar është fakti që edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qënë instaca më lartë shtetërore që javët e fundit nga çdo komunikim publik denonconte me gojë plot prokurorin si të lidhur me bandat kriminale.

Të jetë një nga këto bandat e shumëpërmendura edhe ajo Rrajave?/DOSJA.AL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gogi06/11/2019 07:59

Po normal çe i mbron se ku eshte shefi i krejt kriminelave ne shqiperi ok Po populli. Shum i lodhur duhet me ja ba Rames si Qausheskit rumani Ok

Gogi06/11/2019 07:56

Ja futni pordh. Edhe ju shum ska mundesi ne bote -ADN me dal per 5 Dite Don ma shum dite per te dalur Ok po gjurmet e durve dalin çast ok

Shto koment

Denonco