Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Vrasja e gjyqtarit Konomi ka mbetur mister, dosja shëtit në makinën e kriminelëve'

'Vrasja e gjyqtarit Konomi ka mbetur mister, dosja shëtit në makinën e kriminelëve'

21:52, 05/11/2019
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në Ora News, u shpreh se motivi i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi ka mbetur mister pasi dosja është në dorë të kriminelëve.

Sa i përket arrestimit të Redjan Rrahjas, Kadilli ngre pyetjen: ‘Pse nuk u hetua ky njeri kur iu vra kushëriri dhe dyshohet se prishi provat e krimit. Pse nuk u ndalua, pse nuk u arrestua, të paktën të mos punonte më në burgjet e Shqipërisë?’.

Beti Njuma: Lufta ndaj krimit është edhe çështje vullneti. Po të bëjmë një paralelizëm mes kësaj ngjarje kriminale ku menjëherë është arrestuar një prej autorëve me vrasjen e Skerdilajd Konomit, një vrasje ende e pazbardhur. Policia kur do i gjen kriminelët përmes ADN-së, vrasja e  Skerdilajd Konomit pas 8 vitesh mbetet mister.

"Vrasja ka mbetur mister përderisa dosja shëtit në makinën e kriminelëve dhe të prokurorëve që janë të bashkuar me krimin. Patjetër që do ndodhin gjëra të tilla. Por ka një gjë, ky rast për tu kapur shpejt ndodhi ndoshta aksidentalisht sepse nuk arritën të digjnin makinën dhe armët që kishin lënë brenda. Nuk e di për cfarë arsye sepse nuk jam marrë me hetimin dhe nuk i di detajet, por nuk ishte kaq e suksesshme.

Pse nuk u hetua ky njeri kur iu vra kushëriri dhe dyshohet se prishi provat e krimit. Pse nuk u ndalua, pse nuk u arrestua, të paktën të mos punonte më në burgjet e Shqipërisë. Dhe ne dimë që shumë krime jo në Shqipëri, por dhe në botë, komandohen nga burgjet. Ti mund të kapësh kapon, më shumë për ta mbrojtur se e vrasin dhe ai komandon që atje, me telefon. Se kështu ishte ai i Kavajës, kështu të tjerët, kështu kushëriri i Saimirit, i Fatmirit", u shpreh Kadilli. 

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011.

Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco