Premtimi i Bashës para të rinjve në Korçë: Vitin e parë të qeverisjes, paga minimale 300 euro

Premtimi i Bashës para të rinjve në Korçë: Vitin e parë të qeverisjes, paga minimale 300 euro

18:18, 05/11/2019
A+ Aa A-

Ndalesa e rradhës e liderit të Opozitës Lulzim Basha, në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë", ishte qyteti i Korçës.

Gjatë takimit me të rinjtë korçarë, kreu i selisë blu bëri edhe një premtim.

Sipas tij, paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij, do të jetë 300 euro në muaj.

Kryedemokrati shtoi se, kjo pagë minimale jo vetëm që do të sigurojë mbijetesën, por do të jetë edhe një shtysë për konsumin.

"Do të ketë një pagë minimale në vend. Të jeni të sigurt që përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave do të harmonizohet me këtë pagë që e kam deklaruar që do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes 300 euro. Jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por kjo është edhe një shtysë për konsumin. Një paga minimale është 230 mijë lekë çfarë konsumi do të ketë, bukë dhe djathë dhe marmelatë. Pra ekonomia është një zinxhir ku hallkat të ndryshme tërheqin njëra tjetrën. Paga minimale prej 300 euro është edhe një nxitje për konsumin", do të shprehej ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu05/11/2019 19:10

Hallall ta kuptoj populli qe PD esht alternativa me e paster dhe me e mir

Shto koment

Denonco