Kemi mundësinë për rimbursim 100 përqind të tarifës së studimit/  Basha: Mbështetje për studentët në nevojë

Kemi mundësinë për rimbursim 100 përqind të tarifës së studimit/ Basha: Mbështetje për studentët në nevojë

17:38, 05/11/2019
A+ Aa A-

Nga Korça në takimin me të rinjtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka premtuar studentëve e se do tua kthejë atyre paratë që Rama sot ua çon oligarkëve.

Ndërsa Kreu i Sindikatës së Arsimit në Korçë ka denoncuar gjendjen e arsimit duke i kërkuar kreut të PD-së që të ndërhyjë në arsim, të  rrisin rrogat dhe të kthejnë mësuesit e vërtetë jo militantë

‘120 milion euro jepen për konçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë

Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave

Shqipëria e ka mundësinë për 100 për qind për tarifën e studentit. Po kjo qeveri zgjedh tua japë këto para 12 oligarkëve, 6 se aq kanë mbetur, dhe këtë rini ta lejnë në mëshirë të fatit. Por kjo ka vlerë nëse do të kemi arsim parauniversitar cilësor’-tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco