VIDEO/ Arrestimi i Rrajës, reagon Basha: Luftë e pastër e bandave në pushtet

VIDEO/ Arrestimi i Rrajës, reagon Basha: Luftë e pastër e bandave në pushtet

12:58, 05/11/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar mesditën e sotme pas arrestimit të Redjan Rraja, në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

‘Kjo është në vrazhdën e poshtërimit të PS-së dhe të qytetarëve shqiptarë. Kjo tregon që është një luftë e pastër të bandave në pushtet.

Është tregues i qartë të nevojës për ndryshim të menjëhershëm. Për zgjedhje të parakohshme që do tu kthejnë shqiptarëve dinjitetin’.

Prononcimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit  të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco