Shpenzimet e majme të Veliajt/ 200 mijë euro blerje aparatesh fotografike dhe dronë

Shpenzimet e majme të Veliajt/ 200 mijë euro blerje aparatesh fotografike dhe dronë

20:55, 04/11/2019
A+ Aa A-

Janë pothuaj të përditshme rastet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shfaqet në edicionet informative përmes kronikave të montuara nga zyra e shtypit të institucionit që drejton.

Veliaj shihet rëndom duke marrë pjesë në inspektimin e punimeve në kryeqytet, apo me lopatë duke hapur me mundim vend për mbjelljen e një peme, edhe në zona të mbigjelbëruara, ndërkohë që nga ana tjetër, përkundër premtimit të tij elektoral, janë dhënë me qindra leje ndërtimi për të thelluar betonizimin e Tiranës.

Mirëpo, krahas mungesës së transparencës për menaxhimin e të ardhurave apo për shpikje ‘sui generis’, siç është taksa për ndërtimin e shkollës që paguhet në faturën e ujit, shkrepja e fotove që aktivitetet të dalin sa më bukur, kushton miliona lekë. Shpura e kameranëve, fotografit e montazhierit mobilizohen çdo ditë për çdo aktivitet, që te publiku të jepet përshtypja se ‘këtu po bëhet punë’.

Tendera të shumtë dhe para me thasë harxhohen pa hesap për të blerë aparate fotografike dhe dronë.

Image

Sipas kërkimeve të bëra në ‘Open Data’ shihet që bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro vetëm për aparate fotografikë, lente e drone.

Shumat e parave harxhohen si pjesë e atributeve që ua jep ligji, por në një vend si Shqipëria, ku mijëra familje jetojnë nën minimumin jetik dhe ku ‘përndiqen’ shitësit ambulantë, këto janë shpenzime tej mase të tepruara, sepse nuk ka vend për publicitet, aq më pak për punët vendore.

Qytetarët janë në kontakt të pandërprerë me rrugët, shërbimet e njësie vendore etj, dhe mund ta gjykojnë në këtë mënyrë ‘drejtpërdrejt’ mirëqeverisjen e kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/11/2019 22:02

O Zot! Na ruaj nga ish-femijet barkthare, lapanjoze dhe pabuksa te regjimit komunist!. Ata kur rriten urrejne gjithçka! Ata jane kopila komunistesh te paafte qe injorancen e tyre e mbulojne vetem me fjale boshe, premtime dhe propagande komuniste! Ata jane bij bushtrash te ish-Ushtrise Popullore! Ata jane bij bushtrash dhe pushtash te komunizmit! Ky plehre komunistesh do te marre ndeshkimin me te dhimbshem dhe me shembullor! Ky kriminel ordiner, ky hajdut i pacipe, ky vrases i pashpirt do burgoset si nje qen i zgjebosur!

Shto koment

Denonco