Gazeta e njohur e quan lider autokrat, Rama: Hera e tretë që do ndahemi nga Europa!

Gazeta e njohur e quan lider autokrat, Rama: Hera e tretë që do ndahemi nga Europa!

13:21, 04/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për të përditshmen britanike, Financial Times, duke folur mbi refuzimin francez për nisjen e negociatave.

Rama tha se vendimi për të mos nisur negociatat ka lënë një shok psikologjik të rëndë në vend. Sipas tij, vendimi ka dëmtuar kredibilitetin e bllokut në rajon.

“Ne jemi ndarë dy herë brutalisht nga Europa, njëherë për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Otomane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë, dhe këtë herë do jetë Europa që do na ndajë brutalisht nga vetja,” tha Rama.

Financial Times ka intervistuar edhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, i cili thotë se vakumi që po krijon BE-ja, mund të mbushet nga forca të treta, që nuk ofrojnë demokraci dhe sundim të ligjit.

Tashmë që Franca ka bllokuar zgjerimin e BE, analistët po pyesin se çfarë formule do të propozohet nga Parisi për këtë çështje.

E përditshmja e njohur zvicerane, NZZ shkruan se kundërshtari i Emmanuel Macron në lojën për BE-në është lideri i Hungarisë, Viktor Orban. Ky i fundit kërkon të hapë dyert e BE-së pa kushte për vendet e rajonit.

“Natyra e pakushtëzuar me të cilën Orban dëshiron të hapë dyert për vendet e tjera ka arsye të mira. Hungaria sheh tek liderët autokratë si serbi Aleksandër Vuçiç, shqiptari Edi Rama dhe malazezi Milo Gjukanoviç ‘nxënësit e mirë’ që po zbatojnë në vendet e tyre vizionin e tij për ‘demokracinë joliberale’. Me ose pa negociata, ata po kontrollojnë pushtet, po ndryshojnë barazinë e medias dhe po e konfirmojnë fuqinë e tyre periodikisht nga njerëzit tek kutitë e votimit. ‘Nxënësit’ do bëhen aleatë pas pranimit dhe Orban do të mund të krijojë koalicionet e tij”, shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco