Atentat prokurorit, Poli Hoxha: Janë prishur ekuilibrat mes organizatave, lufta ka dalë jashtë kontrollit

Atentat prokurorit, Poli Hoxha: Janë prishur ekuilibrat mes organizatave, lufta ka dalë jashtë kontrollit

15:06, 02/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e SYRI.TV,  ka dhënë gjykimin e tij për ngjarjen më tronditëse të 24 orëve të fundit, atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë që udhëtonin me të.

Hoxha, analist i Syri.net, nënvizoi se “ishte diçka e pritshme, jo në kuptimin siç po luhet në media, thjesht se ka qenë shumë i lakuar ky prokuror, por për gjithçka që është ngjizur ndër vite aty dhe qelbi ka filluar të shpërthejë, sepse, bëhet fjalë, për qendrën ndoshta më të rëndësishme, ku janë ndërthurur interesat ekonomiko-kriminale të të gjithë Shqipërisë.”

PJESË NGA INTERVISTA

Z. Hoxha, dje, rreth orës 16:30 minuta i ëhstë bërë nëj atentat prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, z.Arian Ndoja. Unë doja të pyesja, çfarë po nddoh në qytetin e Durrësit?

Poli Hoxha: Do të thosha që kjo po ndodh në qytetin e Durrësit, ishte diçka e paralajmëruar, e pritshme. Jo në kuptimin siç po luhet në media, thjesht se ka qenë shumë i lakuar ky prokuror, por për gjithçka që është ngjizur ndër vite aty dhe aty qelbi ka filluar të shpërthejë, sepse, bëhet fjalë për qendrën ndoshta më të rëndësishme, ku janë ndërthurur, interesat ekonomiko-kriminale të të gjithë Shqipërisë; bëhet fjalë për një qytet që ka portin e vetëm më të madh të mallrave nga bëhet dhe trafiku i drogës; është rrethi më i lakmuar për sa i përket tokave dhe pronave në bregdet dhe gjithë paraja e pistë dhe zezë; gjithë grupet kriminale, interesat e tyre ekonomike i kanë ndërthurur në këtë qytet.

Them se është e paralajmëruar kjo nga fakti se në qytetin e Durrësit prej kohësh është rizgjuar një luftë midis 2 apo 3 prej grupeve apo organizatave kriminale që e kontrollojnë. Kështu që, unë edhe si një gazetar i vjetër i kronikës, e prisja këtë dhe e kam paralajmëruar.

U duk, edhe nga informacionet që kam unë, se ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për portin e Durrësit, që është vërtetuar tashmë se është në duart e organizatave kriminale, duke filluar nga çështja e sigurisë, e menaxhimit të kontenierëve dhe çdo gjëje tjetër dhe pamë disa operacione “shoë” të Policisë.

Kur thotë DASH se është bërë një bazë operacione e kokainës  nga Amerika e Veriut apo nga Amerika Qëndrore apo Latine drejt Evropës, kalkulimet bëhet të gjitha në portin e Durrësit.

Çdo të thotë ky atentat ndaj Arian Ndojit?

Poli Hoxha: Atentati ndaj prokurorit të Durrësit për mendimin tim tregon se në këtë luftë, është arritur deri në atë pikë sa nuk po kursehen as punonjësit e shtetit. Nuk mund t’i bëjmë dot një alibi për figurën e tij, sepse nuk është futur akoma në Vetting ky prokuror, por në momentin që i është bërë atentati, fakt është se edhe edhe më parë që është akuzuar nga Kryeministri dhe Zv.kryeministri, ky ishte një zyrtar i shtetit,  ishte një zyrtar i drejtësisë, zyrtari më i lartë i akuzës në Durrës.

Deri në këtë moment ne mund të themi se i është bërë atentat prokurorit të rrethit dhe akuza, grupi që është ngritur tek Krimet e Rënda, është: “Organizatë kriminale” dhe “Vrasje në tentativë ndaj zyrtarit të lartë të shtetit.”

Deri në këtë moment kemi të drejtë të themi që i është bërë vrasje mbetur në tentativë një zyrtari të lartë të shtetit dhe pikërisht një prokurori.

Arsyet e tjera pse ky ishte me persona të tjerë në makinë me precedentë penale, çfarë ka ky, ka pasuri, s’ka pasuri ...që po i mëshohen shumë në media, lidhjet e tij me grupe, organizata kriminale, shërbëtor i i X grupi, që thotë kryeministri janë ...

A do të kemi ndonjëherë zgjidhje të kësaj çështjeje apo do të mbetet gjithmonë terr?

Poli Hoxha: Një ditë do të zgjidhet dhe kjo, por në momentin që lidhjet e këtyre organizatave me shtetit dhe drejtësinë do të bien, do të shkëputen, gjë që është shumë e vështirë. Por pak nga pak. Do të vijë një ditë që do të këputen. Sepse është si puna e asaj plagës që mahiset e mahiset dhe pastaj kur nuk e ke kuruar në vazhdimësi, shërohet vetë dhe qelbi shpërthen. Jemi drejt kësaj rruge.

Shtetin e kemi inekzistent ose më saktë të implikuar, sepse nuk mundet një Polici, të veprojë dhe parandalojë nga këto ngjarje kur është vetë pjesë e kësaj, sepse këto janë organizata që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Në çdo përgjim dihen të fortët në Durrës, të fortët në Dibër, të fortët në Shijak... Këtej përgjohen për drogë dhe andej na dalin që bisedojnë me kryetarin e bashkisë për vota. Këtu kemi një rrjet, një ndërthurje të krimit me politikën, me administratën vendase, që nëse vazhdon në këtë statukuo nuk ka gjasa.

Problemi është se në momentin që prishen ekuilibrat – për këtë kam infomacion të sigurt, janë prishur pa kthim – në momentin që prishen ekuilibrat atëherë ndodhin ngjarje të tilla dhe do të ketë.

Problemi është të mos ketë pasoja tek njerëz të pafajshëm sepse këta janë aq të egër sa i bëjnë dhe në vende publike atë që kanë për të bërë. Bëhet fjalë për shumë pasuri të patundshme dhe linja trafiku, kështu që nuk e di sesi do të ndërhyhet. Por shteti njëherë është i dorëzuar. 

INTERVISTA E PLOTE NE VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco