‘Turi Kombëtar i Shpresës’, Basha nis javën e ardhshme takimet në 12 qarqe

‘Turi Kombëtar i Shpresës’, Basha nis javën e ardhshme takimet në 12 qarqe

14:08, 02/11/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nis javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.

Ky tur i quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit.

Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.

Sot Basha po zhvillon takime prej orës 9:00 me kryetarët e degëve të Shqipërisë në selinë e PD, të cilët i ka porositur që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N02/11/2019 20:14

Me mire vone se kurre thote populli

Greg andoni02/11/2019 15:24

Duket qe ke bere pakt me sorosin/ramen/merkelin, filloja nga profesionistet ne tirane ske pse shko ne burundi.

Shto koment

Denonco