‘Rilindas i maskuar i paanshëm, kush mendon se për të hequr Ramën, duhet të heqim Bashën’

‘Rilindas i maskuar i paanshëm, kush mendon se për të hequr Ramën, duhet të heqim Bashën’

22:05, 01/11/2019
A+ Aa A-

Aktori dhe njëkohësisht antari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, duke komentuar zëra të veçuar dalë nga opozita të cilët në kulmin e betejës për të mundur Ramën kërkojnë të gjejnë defektet e Bashës, shkruan në një postim se: Kush mendon se ‘për të hequr Ramën, si fillim duhet të heqim Bashën’ është thjesht një rilindas i maskuar si i paanshëm’

Julian Deda i referohet këtu edhe atyre zërave gjoja kontravers të cilët shëtisin të sponsorizuar nëpër ekrane të majtë, të cilët artikulojnë vazhdimisht të njëjtën tezë.

Image

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

a - zh02/11/2019 13:25

Qëkur erdhi Edi Rama në pushtet, jo vetëm mediat e lidhur pas tij por edhe mediat që e quajnë veten të pamvarura apo që janë kritikë kundër tij, po venë censurë në komentet e lexuesve e ndjekësve duke i bllokuar tërësisht . Nëse injoroni mendimet e lexuesve tuaj, a nuk më thoni se për kë i mbani këto media ? Është interesant se pothuaj të gjitha mediat vazhdojnë të mbajnë rubrikën e komenteve, ndonëse këto rubrika janë bosh

a - zh02/11/2019 08:56

Dëmin më të madh , jo vetëm opozitës por gjithë Shqipërisë, po ja sjellin një kategori majtistësh shqiptarë, që në mënyrën më idiote, përpiqen të barazojnë të pa barazueshmen. Pushtetin diktatorial të Ramës, me rolin e Bashës si lider i opozitës.. Kjo kategori majtistësh shqiptarë nuk shkëputet dot nga ideollogjia marksiste e për ta cilido "kapitalist" apo politikë e tregut të lirë kapitalist, janë "armiq të popullit". E ashtuquajtura qeverisje "rilindase" e Ramës, sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me "socializmin" si sistem e mendësi, por njëkohësisht kjo qeverisje nuk ka të bëjë fare as me sistemin e tregut të lirë kapitalist e shtetin ligjor. Kjo qeverisje është një përzjerje e sistemit diktatorial një partiak komunist me kapitalizmin tërësisht korruptiv e mafioz. Kjo përsa i përket qeverisjes. Ndërkaq , ku meret përsipër që të bëhen krahasime midis dy liderëve politikë, krahasimi duhet të fillojë që nga portreti njerëzor, cilësitë morale e intelktuale, rrjedhshëmëria e kjartësia e mendimit, serioziteti e përgjegjësia në komunikimin publik, argumenti llogjik e mbështetja vetëm në faktet e duke shkuar deri tek paraqitja estetike në lok e në veshje. Verini përballë o të uruar majtistë, këto veçori të portretit njerëzor tek Rama e Basha, e nuk do të gjeni asgjë të përbashët midis tyre. Rama "ja mer" Bashës vetëm nga gjatësia trupore, ndërsa për të gjithë treguesit e tjerë të pamjes e formimit, është një "xhuxh" krahasuar me te. Vlerësime të tilla sigurisht që mund të jenë të ndikuara nga subjektivizmi, pasi dihet që ka një palë shqiptarësh që gjuha vulgare e Ramës ju duket si muzikë e Mozartit, apo të një pale tjetër që duke e parë Ramën që del një kokë lartë mbi të tjerët, ju duket si bajloz apo Skënderbe.

Sehiri01/11/2019 23:51

Ky sic duket eshte Laert Vasili i PD! Dorzo nji her ate dekoraten e pa meritume, qe t’kesh fytyr me dhon mend o Jul komiku!

Trimi i Xha Jahos01/11/2019 23:43

Tashti ky a ashtê postim per humor me na ba me qesh, apo ashtë mendim I pjekun politik I një vizionari t'pa shoq!? Sa me pyt kot kshtu se jo se po m'duhet gja. Mjer toka per llomin qe mban mbrendë. Aj farë vendit me u banu e drejtu prej qenieve t'pa vlere, krijesa njeqelizore t'bame mullar rastsisht, me pamje njerzore dhe mendim e gjykim predatoresh, si e si me kap e shky ndaj gja prej asaj toke.

Shto koment

Denonco