Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë/ Ish kreu i KQZ: Ja zgjidhja

Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë/ Ish kreu i KQZ: Ja zgjidhja

20:40, 01/11/2019
A+ Aa A-

Vendimi i sotëm i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin kryebashkiakut Agim Kajmaku, pas rastit të Shkodrës me Valdrin Pjetrin, le pa kryetar bashkie edhe qytetin e Vorës.

Në Shkodër vijon detyrën jashtë mandatit Voltana Ademi, por si zgjidhet kjo situatë?

I ftuar në Ora News, ish-kreu i KQZ-së dhe njohësi i mirë i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume deklaron se, presidenti i Republikës duhet të marrë konsensusin e palëve për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme në këto dy bashki.

"Është koha që Presidenti të pyesë palët sot cili është qëndrimi nëse ai dekreton zgjedhje për Shkodrën dhe Vorën.  Nëse merr dakordësinë e palëve ai s’ka pengesa morale për ta realizura një gjë të tillë. Në të kundërt presim derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese për dekretetet e Presidentit dhe më pas do të vendosë Presidenti. Vullneti politik na prodhon të mira dhe vullneti jo i mirë na prodhon situata të tilla", shprehet Kume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco