Bardhi: Ministria e Drejtësisë po shpërdoron detyrën, vonon letër-porositë

Bardhi: Ministria e Drejtësisë po shpërdoron detyrën, vonon letër-porositë

16:15, 01/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Klaudia Karabolli, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar edhe një herë rastin “Kajmaku” dhe vendimin e KQZ për ti hequr mandatin e kryebashkiakut të Vorës kandidatit të Edi Ramës.

Sipas Bardhit, kryeministri ka bërë gjithçka për të shpëtuar si Agim Kajmakun ashtu edhe Valdrin Pjetrin, ndërsa akuzoi edhe ministrinë e Drejtësisë se, po vonon dërgimin e letër porosive edhe për rastin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

“Edi Rama ka bërë gjithçka për të shpëtuar Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun. Tallej me deklaratat e PD-së, se nuk ka patur asnjë gjobë. Nuk është distancuar kurrë, edhe pse ka patur informacione, siç i ka patur opozita.

Opozita gjen dokumente për inkriminimin e tij, ndërsa kryeministri që ka të gjitha pushtetet, nuk ka informacione! Ka informacione dhe i ka ditur ato çfarë kanë bërë Pjetri, Kajmaku etj, por i ka përdorur për të fituar pushtet", u shpreh Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzoi edhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni, e cila sipas tij, po përdoret politikisht për të shpëtuar kandidatët e inkriminuar të Ramës. 

"Ministria e Drejtësisë ka vonuar me letër-porositë në Itali dhe Greqi. Burime nga kjo ministri, por që më duhet ti verifikoj, më thonë se e njëjta gjë po bëhet edhe për rastin e Mark Babanit. Kjo përbën jo vetëm shpërdorim detyre, por nga ana tjetër tregon vullnetin e kësaj qeverie për ti mbajtur e për ti mbrojtur këta individë", deklaroi Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, PD nuk ka denoncuar asnjëherë pa patur prova dhe fakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz01/11/2019 17:07

Ministrja nuk del dot kunder Edver Taqi Krimit, sepse ne te kundert nuk i shijon dot me netet e lumtura neper hotelet me luksoze e me te shtrenjte te botes.

Shto koment

Denonco